Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ushqimi shpirteror zevendeson ushqimin dhe pijen

Ushqimi shpirteror zevendeson ushqimin dhe pijen

Ushqimi shpirteror

Kur natyra e manifeston prirjen e vet ose perfshin hapesira me te medha, kenaqesia e saj e tejkalon ate qe eshte nenshtruese dhe sekondare. Per kete arsye eshte me rendesi mendimi i shprehur i te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., : Une jam me Zotin tim, kurse Ai ma jep ushqimin dhe pijen time.

Nga ana tjeter, kur drejtuesi nxit deshperimin, hidherimin ose dhembjen, ketu, perseri, natyra preokupohet me luftimin, kundershtimin dhe shtyrjen e tinezarit. Ne kete rast, nje lufte e tille prin gjithashtu ne kerkim te ushqimit. Individi do te duhej ta fitonte betejen, pastaj trupi do te ndjehej i rilindur dhe i fresket dhe do te kthehej kah ato substanca ushqyese thelbesore qe nuk i ka perdorur. Mirepo, nese beteja eshte humbur me fajin personal te armikut, atehere ai e humb fuqine dhe behet dicka e padeshirueshme. Me tej, ne rastin e gares, fuqia ndryshon. Ne thelb, nje lufte e tille e brendshme eshte si lufta mes dy armiqve. (Kjo eshte lufta me nefsin deshiren ilegale, egon, unin e pakontrolluar.).

Fituesi eshte ai qe feston, ndersa humbesi ose do te vritet, ose do te zihet rob. Sikur kjo, personi i semure e merr ndihmen nga All-llahu i gjithefuqishem, e cila ndihme do ta autorizoje qe te kete dobi nga afersia e Zotit te tij. Ne te vertete vartesit dhe robte e All-llahut jane afer Zotit kur jane te lenduara zemrat e tyre dhe kjo do ua beje te mundur qe i afrohen meshires dhe dhembshurise se All-llahut. Pacienti duhet te jete njeri i devotshem dhe i perzemert dhe nje ushqim i tille shpirteror do ta pershkoje zemren e tij, do ta rivitalizoje natyren e tij (tabia) dhe do te forcoje trupin e tij. Natyrisht, nje ushqim i tille shpirteror ka nje baze dhe rendesi shume me te madhe per trupin sesa ushqimi dhe uji.

Sa me i fuqishem te jete besimi, aq me e madhe eshte dashuria per Zotin, te miren dhe kenaqesia e te qenit afer Tij, dhe sa me e perzemert dhe e zjarrte te jete gjakimi per ta takuar Zotin vete, aq me te fuqishme behen deshmia (jekin), kenaqesia, kenaqesia per vullnetin e Zotit dhe njohja e dhuratave te Tij te panumerta. Nje perteritje e tille e forces shpirterore i kompenson ne menyre te pakufishme nevojat e pacientit, ndersa dituria e mjekeve laike nuk mund ta arrije kete shkalle te te kuptuarit, te pershkrimit te nje cudie te ketille ose te kuptuarit e nje gjendjeje te tille te qartesise dhe ngjitjes per shkak te vranesires qe e mbulon arsyen dhe shpirtin e tyre, dhe per shkak se atyre u mungon besimi. Per ta kuptuar kete fenomen, individi mund te mendoje mbi gjendjen e artistit entuziast, i cili e pelqen pikturimin dhe skulpturat dhe zemra e tij eshte e mbushur me kete gjendje, te adhurimit dhe admirimit nga afersia.

Ne te vertete kur individi eshte i magjepsur plotesisht nga prirja per te pikturuar, me poziten shoqerore, titujt, parate, diturine ose dashurine per njerezit, nepermjet koncentrimit te tij te pandryshueshem, ai mund i pranoje cudirat dhe beharin me zbulimet e vazhdueshme per vetveten njesoj si edhe per te tjeret.

Ne Sahih eshte shkruar se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka pasur zakon i kaloje disa dite panderprere ne agjerim, ndersa kete gje ua ndalonte ashabeve te vet. Kur e kishin pyetur per kete, ishte pergjigjur: Une nuk jam si ju, une mbetem prane Zotit tim, i cili ma jep ushqimin dhe ujin tim.71 Natyrisht, nje ushqim i tille shpirteror nuk eshte marre nga goja, sepse atehere nuk do te kishte dallim ndermjet agjerimit dhe ngrenies dhe ne kete rast ai nuk do te agjeronte.

Kjo nenkupton gjithashtu se ai, s.a.v.s., eshte i ushqyer me respekte te jashtezakonshme, gje qe e bejne te afte per ate qe ata nuk jane ne gjendje ta durojne. Perndryshe, sikur te kishte ngrene dhe pire vertet, nuk do te thoshte: Une nuk jam si ju (haia). Pacienti qe eshte i lidhur per krevat dhe te cilit i mungojne keto lloj ushqimesh shpirterore per shpirtin dhe zemren, njesoj si edhe rolet e tij ne prodhimin e ilacit per semundjen e tij dhe rivitalizimin e natyres se tij, dhe i cili ballafaqohet me mosefikasitetin e ilacit qe trupi i tij perpiqet ta trete ngrohtesisht, do ta kuptoje ate qe eshte thene me kete, All-llahu eshte Ai qe con kuptimin perpara.

Categories

Archives