Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ushqimi më i mirë për tru dhe koncentrim

Ushqimi më i mirë për tru dhe koncentrim

Ushqimi i kombinuar dhe i zgjedhur me mend mund të zvogëlojë plakjen e trurit, të ndikojë në motivim, disponim dhe mundësi për ta përballuar stresin.

Kur mendojmë për ushqimin e shëndoshë, zakonisht e kemi ndërmend veprimin e tij në trup dhe linjë.

Por çfarë është me ushqimin për tru i cili mundëson funksionimin e tij, mbajtjen e koncentrimit dhe zgjuarsisë.Ushqimi i kombinuar dhe i zgjedhur me mend mund të zvogëlojë plakjen e trurit, të ndikojë në motivim, disponim dhe mundësi për ta përballuar stresin.

Ja disa këshilla për ushqimin i cili është i mirë për tru dhe nxitë funksionalitetin e qelizave mendore dhe aftësinë e koncentrimit.

PESHKU

Peshku shpesh quhet ushqim për tru. Shkaku është se peshku përmban shumë selen, mineral i cili dukshëm ngrit disponimin. Hulumtimet kanë vërtetuar se edhe mungesa e vogël e selenit çrregullon disponimin.

Përveç kësaj, peshku është ushqim i shkëlqyeshëm për tru, sepse është i pasur me omega 3 acide yndyrore, të domosdoshëm për funksionimin e trurit dhe zhvilllimit të tij. Këto yndyra të shëndosha i japin trurit fuqi të pabesueshme. Ushqimi i pasur me omega 3 acide yndyrore zvogëlon rrezikun nga demenca, goditjes në tru (apopleksia), si dhe luan rol të madh në përmisimin e kujtesës, veçanërisht duke u plakur. Për zemër të shëndoshë dhe tru preferohet si ushqim peshku bile së paku dy herë në javë. Lososi, sardinet e peshku i kaltërt, siç kanë treguar disa hulumtime, forcojnë koncentrimin dhe rrisin zgjuarsinë.

AVOKADO DHE TË LASHTAT

Për secilin organ në trup me rëndësi është qarkullimi i gjakut, e në veçanti për tru dhe zemër. Ushqimi i pasur me të lashta dhe avokado zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare sepse përmirësojnë rrjedhën e gjakut duke vepruar si lëndë djegëse e veçantë për tru.

Përveç kësaj, fruktoza nga pemët paraqet burime të pësosur të energjisë së nevojshme për punë intelektuale por edhe fizike. Me marrjen e pemëve, në organizëm dhe në tru mundësojnë energjinë e mjaftueshme. Zgjedhje e mirë janë bananet, portokalli dhe avokado.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Udhëzimi rreth mjekimit të murtajës  dhe masave mbrojtëse kundër saj

KOFEINA

Nuk ka ushqim magjik i cili mund të nxitë dhe rrit IQ tuaj, por ka të tillë që do t’u ndihmojë që të koncentroheni dhe të zgjoheni. Pija pa të cilën nuk mund ta paramendoni fillimin e ditës gjithsesi është kafeja.

Kafeja, gjegjësisht kofeini zgjon, ndihmon që të fokusoheni dhe koncentroheni. Kofeini gjindet në çokolatë dhe disa pije energjetike.

Por, kur konsumimi i kofeinës dhe sheqerit të rafinuar duhet kufizuar sepse kanë efekt stimulues afatshkurtër. Edhepse ju këndellin, nuk përshpejtojnë as forcën mentale dhe as intelegjencën. Kofeina duhet shmangur në orët e mbrëmjes, ngase ju çrregullon gjumin.

BORONICA

Hulumtimet tek kafshët kanë treguar që boronica ndihmon në mbrojtjen e trurit dhe zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve lidhur me pleqërinë sikurse demenca dhe Alzhajmeri. Hulumtimet kanë zbuluar se boronica rrit kapacitetin e memories dhe aftësisë motorike.

GLUKOZA

Me rëndësi është të dijmë se truri nuk ushqehet me proteinë por me glukozë. Glukoza me prejardhje nga karbohidratet është lëndë djegëse me rëndësi për qelizat e trurit. Për të mbajtur nivelin e përhershëm të glukozës në gjak, veçanërisht gjatë kohës së mundit intelektual, duhet shpesh të konsumoni të ashtuquajturat karbohidrate të ngadalshme. Në këto bëjnë pjesë të lashtat, pemët, perimet, arrat, lajthia dhe bademi.

Me rëndësi është të përmendim që ushqimi i tepërt ose i pakët gjithashtu ndikon në aftësinë e koncentrimit. Pas një ushqimi të rëndë dhe të bollshëm mund të ndiheni të përgjumshëm.

Për koncentrim të mirë për këtë është me rëndësi të hani shujta të vogla të shpeshta që përmbajnë grunaje, mjaltë dhe pemë. Kurrsesi nuk është e preferuar lërja e shujtave.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Categories

Archives