Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ushqimi i foshnjës me gji



Ushqimi i foshnjës me gji

Ushqimi i foshnjës me gji
Qumshti i nënës është ushqimi më i mirë për foshnje të shëndoshë. Në gjasht muajtë e parë, foshnja zakonisht nuk ka nevojë për tjetër ushqim. Qumshti i nënës tretet lehtë, përmban elemente mbrojtëse nga sëmundjet. Gjithashtu qumshti i nënës zvogëlon rrezikun për alergji.
Me i dhanë foshnjes gji është praktike: Ky qumsht është pa bakterije, gjithnjë rjedhë dhe e ka temperaturen e rregulluar. Gjiri nuk është i dobishëm vetëm për foshnjen, por edhe për nënën, është mirë,që nga fillimi dhënjes së gjirit. Kështu rregjenerohet mitra pas lindjes më shpejt dhe nëna humbë peshë. Me dhënë gji është mire edhe kundër kancerit të gjrit. Gjithashtu lidhja e foshnjes me nënën(emotive) nëpëmjet të gjirit, është më intenzive.
Foshnjes duhet sa herë që dëshiron dhe sa shumë me i dhënë gji. Në fillim uritet gjasht deri tet herë në ditë. Ritmi i ushqimit ndryshon tre deri katër orë.
Për mirëqenjen e foshnjës dhe për të evituar problemet me gji, duhët ofru ofruar gjirin me rregull.. Egzistojnë pozita të ndryshme të ushqimit me gji. Më rëndësi është, që trupi i foshnjes,xhdoherë të jetë I kthyer nga nëna, kështu që foshnja mos të thithë vetëm nga maja e gjirit, por edhe nga sipërfaqja indit përreth majës së gjirit.
Kështu evitohen mjaft vështërsi, si që janë bllokimi i qumshtit, lëndimi dhe infektimi i gjirit. Mirpo, nëqoftë se sërisht paraqiten probleme të tilla, atëherë është më rëndësi, që pas lirimit nga klinika, të keni këshilltarë kompetent. Për mundësitë e ndryshme është mirë, të informohëni para lindjes. Shpesh herë, problemet dhe pyetjet e nënave, të cilat kanë të bejnë me ushqim me gji, nuk janë medicinale.Shumë nëna bisedojnë njëra me tjetren dhe e shëmbejnë eksperiencen duke I ndihmuar njëra tjetres.
Nëna në gji ka nevojë për ndihmë nga partneri. Edhe shokët dhe familja mund të ndihmojnë. Sidomos gjatë javëve dhe muajve të parë, është me rëndësi, që nëna mos ti nënshtohët stresit dhe të ketë qetësi. Sikur se gjatë shtatëzanisë,ashtu edhe pas lindjes, për nënën dhe për foshnjen, ushqimi i shumëllojshëm është me rëndësi. Për me evituar humjen e lëngjeve nga trupi, nëna duhët të pijë
mjaft lëngje. Mjekët nuk prferojnë me mbajtjen dietave të ndryshme gjatë kohës në gji, sepse, duke humbur peshë, vendosen substancat e dëmshme nga yndura në qumshtin e nënes, të cilat i barten foshnjes nëpërmjet të gjirit.
Gjatë kohës në gji, duhani duhët të jetë tabu. Duhani përmban substanca helmuese, të cilat nëpëmjat të gjirit i barten foshnjes..
Kujdes duhet të keni gjithashtu me alkohol. Alkoholi gjithashtu bartet në qumshtin e nënes dhe është dëmshëm për foshnjen Në çdo rast duheni të bisedoni me mjekun mbi rreziqet. Kjo vlenë edhe për femrat të cilat marrin medikamente.









Categories

Archives