Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ushqimet më të mira anti-kanceroze !?

Ushqimet më të mira anti-kanceroze !?

ushqimet

1. Hudhra
Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 për qind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit. Gjithashtu, përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak.Efekte pozitive ka dhënë përdorimi i hudhrës edhe në parandalimin e kancerit në stomak dhe në zorrën e trashë. Kanceri në zorrën e trashë është i përhapur te meshkujt dhe është vërtetuar se ata që kanë përdorur hudhra kanë pasur më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundja. Këshillohet që çdo ditë të hahen 3 deri në 10 thelpinj hudhre. Për shkak të vetive të saj dezinfektuese, hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët që vuajnë nga dhimbja e veshëve.

2. Boronicat
Boronicat janë të pasura me vitaminat C dhe E, riboflavinë, niacinë dhe acid folik.Ato janë burim i pasur i acideve elagjike. Acidi elagjik ka veçori antikancerogjene dhe mundësinë e mbrojtjes së materialit gjenetik. Po ashtu nxit nivelin e shëndetshëm të apoptozës, procesit me të cilin trupi kërkon dhe shkatërron qelizat e dëmshme apo të dëmtuara, si dhe qelizat e kancerit.
Boronicat përmbajnë sasi të mëdha të kuercetinit, i cili mund të zvogëlojë gjasat e shfaqjes dhe seriozitetin e alergjive.
Boronicat përmbajnë minerale siç janë hekuri, magnezi, mangani dhe kaliumi. Boronicat përmbajnë acid salicilik, versionin natyror të aspirinës. Acidi salicilik hollon gjakun dhe zvogëlon dhimbjet.
Boronicat janë ushqim i përkryer kundër inflamacioneve.

3. Domatet
Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i saj ul pothuajse me tre herë
mundësinë për t’u prekur nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, mushkërive apo pankreasit dhe se efekti “mbrojtës” i detyrohet tërësisht likopenit.Pas vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te likopeni, përbërësi kryesor i domates. Për të luftuar plakjen, për të parandaluar kancerin, apo përtë pasur një lëkurë të bukur, asgjë nuk do të ishte më eçmuar se sa marrja gjatë vakteve të ditës të një “ilaçi” me emrin domate.

4. Perimet e Gjelbra Kruciferose
Brokoli, karfioli, lakra e Brukselit, lakra e gjelbër dhe e kuqe – janë përplot me përbërës që parandalojnë plakjen, kancerin dhe forcojnë imunitetin. Po ashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminave C dhe K, kaliumit, kalciumit, hekurit dhe acidit folik. Rekomandohet që të konsumohen të papërpunuara ose të ziera pak lehtësisht në avull.

5. Caji i Gjelbër
Janë thënë shumë gjëra rreth dobive të çajit të gjelbër. Por shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë fakte të reja. Për shembull, kohët e fundit kanë gjetur selen në këtë çaj, një prej mikroelementëve më të dobishëm. Seleni në kombinim të balancuar zinku, kaliumi dhe elementësh të tjerë dhe vitaminash na mban çuditërisht të rinj dhe seksualisht aktivë.
Ai është veçanërisht i shëndetshëm kur është në bashkëpunim me tokoferolin (vitamina E). Përveç këtyre seleni ka veti antioksiduese të cilat forcojnë muskulin e zemrës. Femrat e moshave të ndryshme të cilat çdo ditë konsumojnë pesë filxhanë çaj të gjelbër gjat ditës, janë për 20% më pak të rrezikuara që të sëmuren nga kanceri i stomakut, sipas një studim të realizuar në Japoni.

6. Drithërat e plota
Dihet qe dritherat integrale mund te ndihmojne kontrollimin e peshes, ndihmojne ne parandalimin e diabetit dhe semundjeve kardio-vaskulare dhe mbrojne trupin nga disa tumore.
Tani, nje studim klinik i kontrolluar thote se dritherat mund te reduktojne presionin e gjakut. Sipas mjekëve e mira e parë që ne marrim nga konsumimi i drithrave është energjia. Kjo energji vjen kryesisht nga përmbajtja e karbohidrateve, sheqernave, proteinave dhe yndyrnave që gjenden tek drithërat. Por, ato janë të domosdoshëm edhe për shkak se mbartin disa mikroorganizma të domosdoshëm për trupin tonë. Drithërat duhen konsumuar edhe për shkak të kriprave minerale që kanë. Ushqimet që vijnë nga drithrat mbartin shumë vitamina, sidomos ato të grupit D, vitamina këto që mund të luftojnë edhe sëmundje si diabeti apo skleroza.

7. Shafrani Indian
Studimet e reja kanë zbuluar se përbërësit aktiv të mëlmesave
indiane mund të jetë shumë ndihmues në parandalimin ose para terapisë së sulmeve në tru.Përbërësit e shafranit indian mund të
jenë mjaft të dobishëm në parandalimit e gjakderdhjeve në tru, që janë ndër shkaktarët kryesor të vdekjeve, duke penguar mpiksjen e gjakut në enë. Hulumtuesit ende nuk kanë kuptuar mënyrën e veprimit të shafranit, por mendohet se kjo vjen falë efektit antioksidues dhe antiinflamator. Shafrani indian është dëshmuar të jetë i dobishëm edhe në parandalimin e kancerit dhe sëmundjes Alzheimer.

8. Perimet me fleta jeshile
Mund të përgatiten lehtë duke i zier në avull ose në supa, tavë dhe musaka. Sallata e gjelbër dhe cikorja janë më të ushqyeshme në sallata dhe në sandviçë. Janë ta pasura me hekur, kalium, kalcium, karoten dhe vitamina B, C, E dhe K. Këtu bëjnë pjesë lakra jeshile, spinaqi, majdanozi, sallata gjelbër, cikorja, radhiqja..etj.

9. Rrushi
Rrushi përmban mjaft sheqer rrushi glukoze, si dhe fruktoze (18-20%), prandaj konsiderohet si frutë mjaft kalori.
Përmban vitamine C, vitamina B, prej mineraleve kalium, kalcium, hekur, fosfor, magnez dhe bor.Rrushi I zi ka me tepër veti mjekuese sesa rrushi I bardhe. Prania e kalium dhe mungesa e natriumit e bëjnë ketë frutë shume te dobishëm për te sëmuret nga zemra, pasi qe e ule tensionin.
Rrushi është ushqimi më ideal. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.

Përshtati: Abdurrezak MD, Preshevë.

Tags:

Categories

Archives