Wednesday, 22/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

USHQIMET TË CILAT E LUFTOJNË DEPRESIONIN SHUMË MË MIRË SE SA ILAQET ANTIDEPRESIVE!

USHQIMET TË CILAT E LUFTOJNË DEPRESIONIN SHUMË MË MIRË SE SA ILAQET ANTIDEPRESIVE!

USHQIMET TË CILAT E LUFTOJNË DEPRESIONIN SHUMË MË MIRË SE SA ILAQET ANTIDEPRESIVE!

•Këto janë ushqimet që të gjithë të prekurit nga depresioni duhet t’i marin gjatë vakteve ushqimore më tepër.

Çaj i gjelbërt – Camellia sinensis foliage

Njerëzit kanë përdorur çajin e gjelbërt për të luftuar depresionin për mijëra vjet.
Sipas hulumtimeve, polifenolet që ndodhen në çajin e gjelbërt nxisin furnizimin e trurit me dopamine, një neurotransmetues i lumturis. Këto polifenole të mrekullueshme mjaft të dobishme punojnë gjithashtu për të rritur ndjeshmërinë e insulinës dhe mbajnë një furnizim të qëndrueshëm të glukozës në tru.
Doza ditore : merrni deri katër gota në ditë nga 250 ml në form infuzi dhe do të keni më pak gjasa të ndjeheni në depresion krahasuar me mos pirjen e asnjë gote gjatë ditës.

Bajamet

100 gram bajame përmbajnë 268 mg magnez. Magnezi punon për mrekulli për trajtimin e depresionit dhe është miku më i mirë kundër migrenës.
Në vitin 1968, një studim zbuloi se duke rimbushur nivelet e magnezit (të cilat janë zakonisht të ulta tek shumica e njerëzve) shfuqizon depresionin, migrenën dhe nervozizmin.
Femrat dhe meshkujt e moshës 19-30 vjeq kanë nevojë për 310 mg dhe 400 mg magnez, dhe meshkujt mbi 35 vjeqarë dhe më të vjetër duhet të marrin 420 – 500 mg në ditë, ndërsa gratë kanë nevojë për 320 deri 500 mg në ditë. Rekomandimi: hani një grusht bajame çdo ditë dhe ju do të jeni tashmë mirë në rrugën tuaj kundër depresionit.

Thjerrëzat, fasulet, qiqrat,

Për shkak të përbërjes së lartë të folateve thjerrëzat, qiqrat dhe fasulet cilësohen si ushqim mjaftë i dobishëm ndaj depresionit.

Peshku Salmon

Omega-3 acidet yndyrore në përbërjen e salmonit ndikojnë në reduktimin e simptomave të depresionit. Omega-3 zbusin membranat qelizore duke e bërë më të lehtë kalimin e serotoninës ( neurotransmetues i lumturisë) përmes trurit.
Hulumtuesit kanë gjetur se efektet pozitive antidepresive rriten me konsumin e omega-3 acideve yndyrore. Në anën tjetër, efektet anësore kanë tendencë për ta ulur.
Sigurohuni që ju të qëndroni larg nga salmoni i kultivuar. Bleni gjithnjë organike, 250 gr peshk do të iu jap 1 gram omega-3 gjatë një vakti si doz optimale kundër depresionit.

Avokado

Avokadot gjithashtu përmbajnë shumë kalium – 485 mg per 100 gram avokado.
Kjo është e mrekullueshme për shkak se një dietë e lartë kaliumi është e njohur për efektin për të lehtësuar simptomat e depresionit dhe stresit.
Një i rritur duhet të marrë 4700 mg kalium në ditë. Një avokado gjatë ditës është një mënyrë e shkëlqyer për ta luftuar depresionin.

Çokollata e zezë

Nëqoftëse ju doni të përfitoni në luftimin kundër depresionit, ju keni nevojë për çokollatë të errët me përbërje 70-90% kakao. Përfitoni nga çokollata e errët për shëndetin mendor.
Hulumtuesit shkencor kanë gjetur se kakao në çokollatën e errët rrit nivelet e serotoninës dhe dopaminës në trurin tuaj. Çokollata e errët gjithashtu redukton nivelin e kortizolit – neurotransmetuesit të stresit, 40 gram çokollatë e errët në ditë është e mjaftueshme për të prodhuar këtë efekt kaq të mirë.

Bananet

Bananet përmbajnë triptofan – një lëndë ushqyese që truri juaj konverton në 5-HTP.
5-HTP nga ana tjetër, konvertohet në neurotransmetuesit pozitivë si serotonina dhe melatonina. Bananet gjithashtu përmbajnë magnez dhe kalium.
Një banane gjatë gjithë ditës suaj do të ju bëjë gazmor dhe nuk do të ndiheni i mërzitur.

Boronicat

Kur jeni në gjendje të dëshpëruar gjëja e fundit që ju doni të shikoni më shumë është ngjyra e kaltërt ( deti, qielli blu ). Kjo ngjyrë do të jetë plotësisht e vlefshme kur merret si ushqim. Boronicat kanë veti antioksiduese, kjo do të thotë se ato reduktojnë stresin oksidativ një tipar kryesor i depresionit.
Boronicat gjithashtu ndihmojnë trurin tuaj në rritjen e qelizave të reja, me efekt të mirë në trajtimin e depresionit.

Spinaqi

Nga të gjitha zarzavatet me gjethe të gjelbërta, spinaqi përmban më së shumti acid folik. Kjo është mrekulli, për shkak se mungesa e acidit folik ka tendencë të jetë e zakonshme në mesin e individëve me depresion. Acidi folik gjithashtu rrit nivelin e kimikateve të lumturis që janë miqësore për trurin tuaj, serotonines dhe dopamines.
Është përdorur shpesh për të rritur efektivitetin kundër depresionit. Spinaqi gjithashtu përmbanë vlerë të lartë të magneziumit.
E vlen për t’iu rekomanduar se ju duhet patjetër të hani spinaq gjatë vaktit të darkës, duke e kombinuar me ushqimet e lartë përmendura sipas shijës tuaj.

Shparoga

Një tjetër ushqim me përbërje të lartë të acidit folik është shparoga. është gjithashtu e pasur me vitamina B, të cilat nxisin shëndetin mendor duke ndihmuar konvertimin e triptofanit në trupin tuaj. Mbani mend, triptofani është kompleksi i trupit tuaj që konvertohet në serotonin.
Të gjitha ushqimet e lartëpërmendura janë ilaqi më i mirë kundër depresionit.

Categories

Archives