Sunday, 23/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Ushqimet që luftojnë çdo lloji kanceri



Ushqimet që luftojnë çdo lloji kanceri

Më poshtë po iu sjellim 12 ushqimet që luftojnë çdo lloji kanceri‏:

  1. Portokalli

Portokalli i kuq përmban më shumë antioksidantë të fuqishëm. Ka një funksion të rëndësishëm parandalues, për shkak se favorizon dizintoksifikimin e trupit. Portokalli i kuq është veçanërisht i dobishëm për parandalimin e kancerit të ezofagut dhe mëlçisë.

  1. Domatja

Për të përfituar maksimumin e efektit anti-kancer, domates duhet t’i hedhim pak vaj ulliri. Domatet janë të dobishme në parandalimin e kancerit të prostatës.

  1. Erëzat

Erëzat përveçse na e bëjnë shumë të shijshëm ushqimin, gjithashtu shërbejnë dhe si anti-inflamator. Borziloku, rigoni dhe rozmarina janë anti-kancer.

  1. Qumështi

Konsumi i rregullt i qumështit dhe kosit mbron trupin nga infeksionet e zorrëve dhe rrit sistemin imunitar. Studimet paraprake tregojnë efektivitetin e qumështit dhe nën produkteve të tij në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

  1. Frutat e pyllit

Boronica në radhë të parë, por edhe manaferrat dhe luleshtrydhet kanë veti të forta antioksiduese. Mbrojnë ADN dhe ngadalësojnë rritjen e qelizave kanceroze.

  1. Lakrat

Lakrat dhe perimet në përgjithësi janë një mburojë e vërtetë kundër kancerit. Në veçanti, veprimi i tyre parandalues lidhet me kancerin e fshikëzës, gjirit, kancerit të mushkërive dhe kancerit të prostatës.





  1. Hudhrat

Kur konsumojmë hudhër, ka tre molekula që vihen në lëvizje për të mbrojtur ADN. Gjëja e rëndësishme është që të hahen sa më të freskëta.

  1. Qepa

Ashtu si hudhra dhe lakrat që përmbajnë squfur që neutralizojnë rritjen e qelizave të kancerit, edhe qepa ka përbërës kundër kancerit, por gjithmonë duhet prerë në feta.

  1. Soja

Studime të shumta kanë treguar se 50 gram konsum soje në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit. Shërben kundër kancerit që krijohet nga hormonet, e për këtë arsye këshillohet të konsumohet që në moshë të vogël.

  1. Peshku

Peshku i madh është më i mirë sepse është i pasur me Omega 3. Peshku i madh lufton kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Sardelet dhe salmoni zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës.

  1. Çaji jeshil

Zgjidhni çajin japonez të gjelbër dhe jo çajin kinez. Pastaj duhet të prisni 5 minuta pasi ta keni hedhur çajin në ujë të ngrohtë për lirimin e gjithë përbërësve të tij.

  1. Çokollata

Një filxhan çokollatë e nxehtë përmban pesë herë më shumë oksidante se një filxhan çaj i zi dhe tre herë më shumë se një filxhan çaji jeshil. Prandaj asnjëherë mos i refuzoni çokollatat./tesheshi.com/