Thursday, 13/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ushqimet që janë armiq të zemrës



Ushqimet që janë armiq të zemrës

Keni lexuar shumë artikuj që flasin për ushqimet që kanë një rol të mirë në zemrën tuaj dhe ato janë përgjithësisht janë ushqimet me sasi të vogla sheqeri dhe kolesteroli.

Por ashtu si “ushqimet e mira” kemi dhe “ushqime armike” për zemrën që i shkaktojnë asaj dëmtime.

Në artikullin më poshtë mund të gjeni këto ushqime që janë të rekomanduara që të mos konsumohen me tepri.

Mishi i përpunuar

Hot dog-ët, proshutat, sallamet prodhohen me shumë sodium dhe konservues, si nitrate apo nitrite, të cilat shkaktojnë probleme me zemrën.

Mishrat e përpunuara janë gjithashtu të pasura në yndyra të ngopura dhe përmbajnë shumë më pak proteina se çdo mish tjetër që mund ta përgatisni vetë. Nuk jeni bindur akoma? Studime të ndryshme kanë treguar gjithashtu se mishi i përpunuar rrit rrezikun për zhvillim të diabetit dhe kancerit të pankreasit.

Pica





Vetëm kjo picë me djathë mund të përmbajë 2/3 e sasisë së rekomanduar në ditë për yndyrat e pangopura. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të mos merrni më shumë se 7% të kalorive ditore nga yndyrat e pangopura. Nëse ju pëlqejnë shumë picat, atëherë mundohuni të zgjidhni ato që kanë më shumë perime dhe pak djathë.

Ushqimet e skuqura

Duke qenë se restorantet e përdorin vajin për të skuqur disa herë, vaji bëhet gjithmonë e më shumë i ngopur. Ky vaj bëhet i rrezikshëm për shëndetin.

Pijet e gazuara

Kur flitet për sëmundjet e zemrës, shumë njerëz mendojnë për kolesterolin dhe yndyrat, dhe shumë pak e dinë se sheqeri, ashtu siç shkakton obezitet dhe diabet, luan edhe një rol kyç në zhvillimin e arterosklerozës. Konsumimi i vetëm një pije të gazuar rrit rrezikun me 20% të zhvillimit të atakut në zemër, edhe nëse këto kalori boshe nuk shkaktojnë shtim në peshë.