Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ushqimet qe fuqizojne metabolizmin

Ushqimet qe fuqizojne metabolizmin

kafja,cajiUshqimet te cilat e rrisin oreksin, e rregullojne sistemin tretes dhe perdorimin sa me te mire te perberesve ushqimore te ushqimeve te ndryshme.
Keto ushqime ju ndihmojne kunder deponimit te yndyrnave ne trup !

Ushqimet e caktuara përmirësojnë djegien e shtresave të yndyrshme ashtu që vërtet mund të shpenzoni kaloritë derisa jeni duke u përtypur. Ja cilat ushqimet janë të shkëlqyeshme për metabolizmin tuaj:
Drithërat integrale – Trupi juaj shpenzon dyfish më shumë kalori për dekompozimin e ushqimit të plotë (veçanërisht të atij të pasur me fibra siç janë fibrat e tërshërës dhe orizi integral) në krahasim me ushqimet e përpunuara.
Proteinat – është dëshmuar që përmirësojnë djegien e yndyrave. Për shembull nga 300 kcal të pranishme në gjoksin e pulës, rreth 90 kcal shpenzohet për dekompozimin e tyre.
Produktet e qumështit me pak yndyrë – të pasura me kalcium dhe vitaminë D, ndihmojnë ruajtjen dhe ndërtimin e masës muskulore e cila është e rëndësishme për ruajtjen e metabolizmit të fortë. Trupi më shpejt shpenzon yndyrat nëse fiton sasinë e nevojshme të kalciumit, prandaj mos shmangni djathin, jogurtin dhe produktet e tjera të qumështit.
Çaji i gjelbër – disa filxhanë çaji të gjelbër në ditë ndihmon përshpejtimin e metabolizmit dhe shpenzimin deri të 80-100 kalori më shumë, përveç asaj që përmban edhe shumë antioksidantë të shëndetshëm.
Specat djegës – shpejtojnë punën e zemrës dhe ngrohin trupin tuaj sapo ai të shkrijë kaloritë shtesë. Mund t’i konsumoni të pagatuar, të zier, të thatë apo në pluhur. Prandaj shtoni pak më shumë djegës në supa, mish dhe salca, sepse sa më djegës që janë, janë më efikas.
Kafja – kalorike e bëjnë vetëm shtesat e sheqerit, shllagut apo kremit. Kafja e zakonshme e thjeshtë është pa yndyra, i jep energji organizmit dhe i kontribuon shpenzimit të kalorive

Një shkrim tjetër i dobishëm  Gripi sezonal

Categories

Archives