Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ushqimet me te mira qe shuajne urine

Ushqimet me te mira qe shuajne urine

moll
Nuk dini çfarë te bëni për t’u dobësuar? Keni shume oreks dhe nuk e ndaloni dot? Ja cilat janë ushqimet qe iu ndihmojnë.

Molla

Përveçse një ushqim magjik, molla ndihmon edhe për largimin e oreksit. Ajo është antioksiduese si dhe ul përthithjen e kolesterolit dhe te lipoideve ne zorre.

E bardha e vezës

Një arme thelbësore për dietat hiperproteinike, e bardha e vezës përmban proteina dhe përbërës te cilët duan kohe te treten.

Bajamet

Edhe bajamet largojnë oreksin por gjithsesi mos abuzoni me to. Duke qene se janë te pasura me proteina mjafton një kokërr për te “qetësuar” urine.

Një gote e madhe me ujë

Tashme është e sigurt dhe vete mund ta keni vene re se po pite shume ujë iu ikën oreksi. Kjo për vete faktin se stomaku mbushet.

Krundet e tërshërës

Krundet e tërshërës ndërpresin menjëherë oreksin. Ato janë te pasura me fibra dhe ndihmojnë transitin e ushqimit. Mire është te përdoren neper sallata, kose apo neper drithëra.

Ananasi

Përveçse hipokalorik, ananasi ndihmon edhe për heqjen e oreksit. Ai përmban bromelene, një enzime kjo qe ndihmon përthithjen e yndyrnave.

Feta proshute

Ne vend qe te hani ndonjë ëmbëlsire apo djathë me shume kalori, konsumoni ndonjë fete proshute. Ato përmbajnë proteina dhe ndërpresin urine. Te shkëlqyera për ne mbrëmje.

Djathi i bardhe

Djathi i bardhe është i shkëlqyer për shëndetin. I pasur me proteina dhe kalcium ai forcon kockat dhe muskujt. Mjaft i mire për t’u konsumuar kur iu merr shume uria.

Dritherat

Një tas me drithëra nuk është vakti me më pak kalori. Megjithatë nëse zgjidhen drithërat e duhura mund te largojnë oreksin.

Peshku i bardhe

Duhet konsumuar 2 deri 3 here ne jave sepse përmban antioksidues e proteina qe i bëjnë mire trupit dhe iu mban ne forme.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Katër gjëra e sëmurin trupin

Grejpfruti

Ai përmban pektine e cila ne kontakt me ujin fryhet dhe ndërpret urine.

Selinoja

Super diuretike, ndihmon rrugët e frymëmarrjes dhe ndërpret urine e madhe.

Domatet, kastravecët, kopra

Ato fryjnë barkun dhe japin ndjesinë e ngopjes.

Thjerrëzat

Te pasura me hekur, fosfor dhe fibra, thjerrëzat japin ndjesinë e ngopjes përgjatë gjithë ditës.

Patatet

Te pasura me fibra dhe sheqerna te lehta ato mezi treten kështu qe uria nuk te merr për disa ore.

Çaji jeshil

Ai është antioksidues dhe diuretik. Shume i mire nëse doni te mbani ndonjë diete dhe te mos hani shume.

Frutat e thata

Nëse keni një dëshirë te papërmbajtshme për te ngrënë ndonjë bonbone shkëmbejini ato me fruta te thata. Me i mire është rrushi i thate.

Categories

Archives