Saturday, 15/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ushqimet e padëshiruara gjatë shtatzënisë



Ushqimet e padëshiruara gjatë shtatzënisë

Ushqimet e padëshiruara gjatë shtatzënisë

Gjatë shtatzënisë, sistemi imun ndryshon, jeni më të ekspozuara ndaj infeksioneve, prandaj është e domosdoshme që nga ushqimi të hiqni disa artikuj, madje edhe nëse bëhet fjalë për ushqimet tuaja të preferuara, sepse paraqesin rrezik për foshnjën.
Disa ushqime duhet t’i shmangni gjatë kohës sa jeni shtatzënë. Nëse nuk jini të gatshme të hiqini dorë edhe nga disa ushqime të preferuara, mund të ndikoni drejtpërdrejt në zhvillimin e foshnjës apo të ndodhë aborti.
Kafeina
Kafeina është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ofroni sistemin delikat të foshnjës, i cili fillon zhvillimin. Kafeina gjatë shtatzënisë ndikon në mungesën e peshës së duhur të porsolindurit, e madje në disa raste mund të ndikojë edhe me abort. Nëse kurrsesi nuk mund t’i rezistoni, atëherë dijeni se nuk guxoni të konsumoni më shumë se dy gota, përkatësisht 200 mg në ditë.
Alkooli
Mbani mend se gjithçka që hani dhe pini shkon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek foshnja. shmangni uiskin dhe rumin, sepse është shumë e sigurt se do të ndikojnë negativisht në zhvillimin e fetusit.
Disa llojeve të djathërave
Djathi i verdhë dhe i butë përmbajnë një bakter, i cili ndikon në shfaqjen e një infeksioni të rrallë që mund të paraqiten si mjaft të rrezikshëm në shtatzëni, që sjellin abortin apo të shkaktojnë disa lloje të ndryshme të sëmundjeve për posa të lindurit.
Qumështi i papasterizuar
Duhet shmangur nga e njëjta arsye sikurse ato të djathit, Në qumështin e papasterizuar ekziston bakteri, i dli mund të shkaktojë infeksione. Pos kësaj, qumështi i papasterizuar mund të ndikojë të helmoheni me ushqim, ndërsa që në shtatzëni femrat janë më të ekspozuara.
Mishi
Shmangni mishin e gjallë, si dhe atë që nuk është gatuar në mënyrë joadekuate, në të cilin shihen shenja rozë të mishit, sepse mund të përmbajë bakterin e rrezikshëm i cili bakter shkakton toksoplozmozën, por edhe disa baktere të tjera. Kur ta përgatisni ju mishin, piqeni apo fërgojmë si duhet, ndërsa nëse e konsumoni në ndonjë restorant, atëherë përkujdesuni të jetë i pjekur mirë.
Lloje të peshkut
Disa lloje të peshkut përmbajnë nivel të lartë të zhivës, i cili pos se ndikon në sistemin nervor të foshnjës, dëmton edhe trurin. Peshqit e mëdhenj përmbajnë më shumë zhivë, kështu që shtatzënat duhet ta shmangin mishin e peshkaqenit dhe peshkut të ashtuquajtur peshku-shpatë. Më mirë përcaktohuni për tunë dhe sardele.