Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ushqimet dhe përbërësit që mund të përmisojnë dëgjimin


Ushqimet dhe përbërësit që mund të përmisojnë dëgjimin


USHQIMET DHE PËRBËRËSIT QË MUNDË TË PËRMIRËSOJNË DËGJIMIN!!

Është tejet ë rëndësishme që volumi I zërit të pajisjeve elektrike si radio apo televizioni të jetë normal dhe jo i lartë pasi që përveç baterive që do ju harxhohen gjithashtu edhe veshët tuaj do ju dëmtohen.

Këtu ju ofrojmë disa përbërës që ndihmojnë të mbani dëgjimin sa më të ndjeshëm:

-Acidi folik:
Një studim zbuloi se njerëzit pengojnë humbjen e dëgjimit të lidhur me moshën duke konsumuar 800 mikrogram të acidit folik çdo ditë për tre vite. Acidi folik mundë të ndihmojë në uljen e vlerës së homocisteinës, një dëmtues I mundshëm në disa lloje të humbjes së dëgjimit, apo mundë të ndihmojë në rritjen e qarkullimit të gjakut për në strukturat kyçe të veshit. Ne ju rekomandojmë 400 mcg të acidit folik nga ushqimi dhe 400mcg nga barnat multivitaminoze.Sa I përket ushqimit ju mundë të përdorni bukë të zezë, bukë të misrit pastaj, melqi lope, spinaq, asparagus dhe brokoli për të marrë sa më shumë acid folik.-Magnezi:
Pas që 300 persona të rinj dhe të shëndetshëm kishin kaluar tre muaj duke e pasuruar dietën e tyre me një pije ditore që përmbante magnesium, veshët e tyre qëndruan të ndjeshëm fuqishëm edhe pse puna e tyre ishte e ngarkuar me shkallë të larta të zërit. Synoni në marrjen e 400-500 mg (miligram të këtij minerali në ditë). Është paksa e vështirë të sigurohet madje edhe nga ushqimet e pasura me magnez siç janë gjalpi i kikirikut, bajamet, orizi I kafet dhe shojza e atlantikut verior andaj ju mundë të përdorni edhe tableta të magnezit.-Kaliumi:
Sipas Dr.Xhonatan Wrijt, niveli I ulët I kaliumit mundë të luaj rrol në dëgjueshmëri të dobësuar apo në humbjen ë dëgjimit. Pa marrë parasysh nëse kjo është si pasojë e nivelit të ulët të kaliumit apo si pasojë e keqfunksionimit të kanaleve të kaliumit në veshin e brendshëm, Dr. Wrijt sugjeron që ju të plotësoni dietën tuaj me këtë përbërës dhe të rrisni marrjen e ushqimeve të pasura me kalium. Ushqimet që janë të pasura me kalium janë: kajsitë, bananet, pjepri dhe portokajtë dhe Dr. Wrijt sugjeron përdorimin e tyre si të tilla apo në formë të lëngjeve.Ushqimet e tjera të pasura me kalium janë: patatet, spinaqi, qumështi dhe rrushi.

-Vitamina C dhe E:
Hulumtimet e fundit kanë sugjeruar se veçoritë antioksiduese të vitaminës C dhe E mundë të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave të shëndosha të lidhura më dëgjimin. Bazuar në këto studime dhe në studimet ë mëhershme, studiuesit sugjerojnë se marrja e sasive sa më të larta të këtyre vitaminave mundë të ndihmoj në parandalimin e humbjes së dëgjimit. Për të arritur marrjen e sa sasisë sa me të madhe ju sugjerojmë të kombinoni tabletat e vitaminave me ushqimet e pasura me vitaminë C siç janë frytet citrus(limoni, portokalli, mandarina etj), dhe me ushqime të pasura me vitaminë E siç janë bajamet, vaji I lulediellit dhe gjalpi i kikirikut,mango, kiwi.
-Acidi Alfa Lipoik:
Kjo substancë prodhohet në sasi shumë të vogla në organizëm, por nëse keni kuptuar se dëgjimi juaj është dobësuar, ju do dëshironit të shtonit këto ushqime një herë në ditë vaktit tuaj çdo ditë dhe do shihni dhe ndjeni përmirësimin e dëgjimit tuaj. Kjo është gjithashtu një acid yndyror Omega 6, kështu që duhet të konsumohet me ushqime të pasura me acide yndyrore Omega 3 në mënyrë që të sigurohet një baraspeshë në organizëm si psh.mish peshku. Ngrënia e një patateje të pjekur gjatë vaktit të ushqimit apo shtimi I brokolit në makarona është një mënyrë e sigurte për të marrë sasi të duhura të acidit alfa lipoik çdo ditë. Edhe pse mëlçia e kafshëve dhe qepët nuk janë ushqim I preferuar për shumë njerëz ato janë të preferuara. Mishi I kuq, mëlçia dhe zemra e kafshëve kanë përqindje të lartë të acidit alfa lipoik dhe gjithashtu edhe spinaqi. Ju mundë ta merrni këtë përbërës edhe në formë të kapsulave dhe gjithashtu ky përbërës është një ndihmë e madhe në trajtimin e diabetit ti I dhe II.

Një shkrim tjetër i dobishëm  2 Lloje gjarpërinjsh që kur e shikojn njeriun ,njeriu vdes

-Vitamina B12:
Shumë vegjetarian dhe vegan kanë mungesë të kësaj vitamine pasi që kjo vitaminë prodhohet vetëm nga burime shtazore. Sidoqoftë kjo vitaminë mundë të blihet edhe në formë të tabletave për ata që nuk e konsumojnë mishin. Mungesa e vitaminës B12 mundë të shpie deri tek anemia, plogështia dhe humbja e dëgjimit që janë simptomat e mungesës së saj. Duhanpirja gjithashtu e rritë rrezikun për mungesë të vitaminës B12 andaj është shumë me rëndësi të ndërpreni duhanin sa më shpejtë nëse jeni që e pini. Ushqimet e pasura me Vitaminë B12 janë: jogurti, vezët, molusqet që hahen, mishi I lopës pa dhjam.

-Zinku:
Rezistenca e veshit të brendshëm ndaj dobësimit të lidhur me moshën mund të rritet duke e mbajtur në nivel dozën e Zinkut. Ushqimet e pasura me Zink janë: cokolata e zezë, guacat e detit, farat e susamit, kungull të pjekur, fara të kungullit, farat e shalqirit, mishi i lopës, deles, kikirika, melçin e viqit.
?
Burimi:
1.http://voices.yahoo.com/listen-foods-supplements-could-improve-560990.html
2. http://www.livestrong.com/article/450373-foods-that-help-hearing/
3. http://www.audicus.com/blog/2011/five-foods-prevent-hearing-loss/
4. http://www.chron.com/life/article/The-You-Docs-Foods-that-fight-hearing-loss-1609430.php

Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak MD

image_pdf

Categories

Archives