Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Urtësia në qarjen e shumtë të fëmijëve



Urtësia në qarjen e shumtë të fëmijëve

Urtësia në qarjen e shumtë të fëmijëve

Pastaj medito në urtësinë e Allahu të madhëruar në qarjen e shumtë të fëmijëve dhe dobinë e cila gjendet në të, vërtetë mjekët dhe studiuesit e natyrës kanë dëshmuar dobinë dhe urtësinë e kësaj, ata kanë thënë: Në trurin e fëmijëve ekziston lagështi, sikur ajo të mbetej në trutë e tyre do të shkaktonte pasoja të mëdha, ndërsa qarja e bën të rrjedh dhe e zbret atë nga trutë e tyre, së këtejmi trutë e tyre forcohen dhe plotësohen.

Gjithashtu, të qarët dhe britma ia zgjeron atij gypat e frymëmarrjes, i hap atij damarët, ia forcon ato dhe i forcon nervat.
Sa dobia dhe përfitimi gjendet në qarjen e fëmiut kur ti e dëgjon qarjen dhe britmën e tij, nëse kjo është urtësia në qarje, shkaku i të cilës është prania e dhimbjes munduese ndërsa ti nuk e di ate, e as që të shkon ndërmend (se çka ndodh me qarjen), kështu (natyrshëm) fëmijët nuk qortohen për këtë (qarje).

Ibn Kajimi (751h), Allahu e mëshiroftë





[[ Miftahu dari es-seadeti 1/408 ]]

Qëndrim Jashari