Saturday, 29/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ura e Siratit

Ura e Siratit

ura e siratit

Obligohemi të besojmë në Siratin që është një urë e vendosur mbi Xhehenem, vendkalim i frikshëm dhe trishtues. Njerëzit për të hyrë në Xhennet duhet të kalojnë nëpër të. Dikush prej tyre do të kalojë shpejtë si një kapsallitje e syve, dikush sikur vetëtima, tjetri si era, tjetri si shpendi fluturues, dikush sikur kalorësi me at të mirë, tjetri si një vrapues i shkathët. Dikush do të kalojë duke ecur, tjetri do ta kalojë zvarrës. Ata do të kalojnë në një mënyrë që varet nga veprat e tyre, nga besimi i tyre i cili do të bëjë dritë. Sa më të fortë që ka pasur besimin aq më tepër dritë do të ketë dhe si i tillë do të kalojë më shpejtë. Ndonjëri do të rrëmbehet dhe do të hidhet në zjarr. Ai që arrin ta kalojë Siratin do të hyjë në Xhennet.
I pari që do ta kalojë është Muhammedi, salallahu alejhi ve selem, pastaj ummeti i tij.Atë ditë nuk do të flet kush pos pejgamberëve. Lutja e tyre do të jetë: o Allah, shpëto, shpëto!

Në Xhehennem, nga dy anët e Siratit ka kthetra që vetëm Allahu e di se si duken. Me to do të rrëmbehen ata që duhet të dënohen në zjarr.
Sirati është më i mprehtë se tehu i shpatës, më i hollë se qimja, është rrëshqitës, këmbët nuk mund të qëndrojnë po qe se nuk i përqendron Allahu, subhanehu ve teala. Ai është në errësirë. Emaneti dhe lidhja farefisnore do të qëndrojnë në dy anët e tij për të dëshmuar për ata që kanë pasur ato dy cilësi. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (prej mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar”. (Merjem: 71,72)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pershkrimi i disa pemeve te Xhennetit

Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “do të ngritët një urë mbi Xhehennem, unë dhe ummeti im do të jemi të parit që do ta kalojmë”. (Muslimi) Në një hadith tjetër thotë: “do të ngritët një urë mbi Xhehenem kurse unë do të jem i pari që do ta kaloj. Lutja e pejgambereve atë ditë do të jetë: o Allah, shpëto, shpëto!” (Muttefekun alejhi) Ebu Seid el-Hudriu thotë: kemi dëgjuar se ura mbi Xhehenem është më e hollë se qimja dhe më e mprehtë se shpata” (Muslimi)

Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “do të dërgohen amaneti dhe lidhja farefisnore në dy anët e Siratit, nga e djathta dhe nga e majta. I pari prej jush do të kalojë si vetëtima… pastaj sikur era, pastaj si shpendi, pastaj si vrapues i shkathët, varësisht prej veprave të tyre. Pejgamberi juaj do të qëndrojë në fund të siratit duke u lutur: o Zot, shpëto, shpëto, deri sa veprat nuk do të jenë të mjaftueshme për dikë. Do të vijë ndonjëri i cili s’do të mund të ecë vetëm se duke u zvarritur.Ai tha: në dy anët e Siratit ka kthetra që kanë për obligim t`i rrëmbejnë ata për të cilët janë urdhëruar”.

(Muslimi)

Tags:

Categories

Archives