Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Universiteti i Kembrixhit:Shumë femra britaneze pranojnë Islamin


Universiteti i Kembrixhit:Shumë femra britaneze pranojnë Islamin


femra pranojne islaminNjë raport novator që egzaminon eksperiencat (përjetimet) e afërsisht 50 grave Britaneze të të gjithave moshave, etnive, mjedisi shoqëror (apo formimi kulturor) dhe besimi (apo jo besimi)- të cilat, që të gjitha, janë konvertuar në Islam – është lëshuar dje në Londër nga Universiteti i Kembrixhit.

Të konvertuarit kanë potencial (mundësi) te jenë një influence e fuqishme dhe transformuese për  imazhin e komunitetit Musliman si dhe për shoqërin e gjerë Britaneze (Angleze)

 

Raporti është bërë nga  Qendra për Studime Islame të Universitetit të Kembrixhit (CSI), në bashkëpunim me projektin “Muslimanët e Rinjë” (New Muslim Project), Markfield, e cila është një analizë i eksperiencës së konvertimit të grave në Britani në shekullin XXI.

Duke qenë forumi i parë i llojit të tillë i mbajtur në Britani, ky studim konkludon me një seri rekomandimesh për të konvertuarit, për trashigiminë Muslimane si dhe për komunitetin e gjerë Britanez.  Ky raport prej 129 faqe  gjithashtu konturon (përmend) koston (çmimin) social-shoqëror, emocional dhe shpesh here edhe atë ekonomik të konvertimit, si dhe kontekstin dhe arsyet për të cilat gratë po konvertohen në Islam në një shoqëri me përhapje të madhe të stereotipeve negative per fenë (besimin).

Lideri i Projektit dhe njëherësh edhe Drejtor i CSI-së, Yasir Suleiman, tha: “ Temat e përputhëshme që zhvillohen ne këtë raport janë si rrjedhim i nevojës për rritjen e nivelit të mbështetjes për komunitetin e të konvertuarve—si dhe për vet potencialin e të konvertuarve për tu bërë një influencë e fortë dhe transformuese për trashigiminë e komunitetit Musliman si dhe për shoqërinë e gjerë Britaneze.”

“ Një tjetër nga temat periodike (te njëpasnjëshme) ishte edhe ajo e portretizimit (shfaqjes) negative të Muslimaneve dhe fesë Islame nga mediat Angleze dhe çfarë roli mund të luaj komuniteti i të konvertuarve në korrigjimin (rregullimin) e balancit.

Ky raport synon që të largoje keqkuptimin dhe keqintepretimin e grave(femrave) te konvertuara ne Islam.”

Një zbulim kyç i këtij studimi ishte vëmendja thellësisht joproporcionale, ndonjëherë edhe e shoqëruar me obsesion(makth) në disa raste, që u atribohet femrave të bardha të konvertuara në Islam nga të dyja komuntietet qoftë ajo Muslimane apo  jo-Muslimane.

Kjo në shumë raste është në dëm të të konvertuarave me prejardhje Afrikano-Karaibe(iane), te cilat mendohet se janë grupi më i madh etnik që konvertohen në Islam, të cilat gjithashtu në shumë raste injorohen dhe lihen të ndjehen të izoluara nga të dyja komunitetet njëlloj si ajo Muslimane edhe nga ajo jo-Muslimane.

Suleimani shton: “ Të konveruarat e bardha mund të konsiderohen si Muslimane ‘trofe’ dhe të përdoren në mënyra të veçantë si suvenierr i dalluar, si nga pjesë të ndryshme të shoqërisë  ashtu edhe nga vet media. Të konvertuarat me prejardhje Afrikano-Karaibe(iane) mbeten të padukshme, të panjohura dhe të papranuara në mënyrë të hapur nga shoqëria. Ato shpesh mund të ndihen si minoritet brenda minoritetit dhe kjo është diçka që duhet të mirret në konsideratë (të adresohet). Unë personalisht këtë pjesë të tregimeve të të konvertuarave e gjeta si diçka shumë të vështirë për ta pranuar.”

Njëkohësisht, projekti gjithashtu zbulon relacionet komplekse të femrave te konvertuara me familjet e tyre, të cilat variojnë prej përjashtimit (dëbimit), mosbesimit dhe mohimit- deri tek pranimi i plotë i besimit dhe vendimit të tyre. Raporti gjithashtu sjell në dritë edhe reagimin e të konvertuarave në relacion me seksualitetin dhe gjininë duke përfshirë edhe homoseksualitetin, rolin ‘tradicdional’ të gruas si dhe transeksualizmin.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Hakerët “plagosin” Obaman në Twitter

Menaxheri i projketit, Shahla Suleiman tha: “ Duke pasur parasyshe imazhin negativ dhe stereotipik që mediat ashtu sikurse edhe shoqëria e gjerë, ia portetizojnë (mveshin) Islamit, si dhe duke konsideruar faktin se shumica e këtyre perceptimeve krijohen për shkak të pozitave të gruas në Islam, ne deshtëm të kuptojmë gjendjen paradoksale se përse femrat perëndimore të edukuara dhe profesionalisht shumë të suksesshme konvertohen në Islam.”

“Baza e konvertimit është besimi dhe spiritualiteti(natyra shpirtërore)- por konvertimi është gjithashtu edhe fenomen social(shoqëror) i cili është shëndrruar edhe në fenomen politik. Nga ky këndvështrim, konvertimi është cështje që i  intereson gjithësecilit njëlloj në një shoqëri. “

“ Debati sapo ka filluar dhe ne kemi nevojë për studime më të hollësishme dhe të informuara për konveritimet në Islam të cilat adresojnë në mënyrë direkte interesin si dhe shqetësimin publik. Beteja për një të ardhme më të mirë qëndron në tejkalimin (kapërcimin) e politikës të përjashtimit dhe diferencës absolute të bazuar në një mospëlqim ideologjik për multikulturalizmin e jo vetëm multikulurën. Frika nga emigracioni, Islami dhe konvertimi në të janë prokure për qëndrimet mbi racën, paragjykimin, ankthin(shqetësimin)dhe frikën.”

Të konvertuarit hulumtuan (zbuluan) cështjen e të drejtave të gruas dhe etikës së veshjes së femrës, me cështjen e veshjes të hixhabit dhe formave të tjera të ndryshme të veshjes Islame, të cilat diskutohen gjerësisht. Edhe pse të gjitha qëndrimet u përfaqësuan në debat, një çasje e përgjithshme në mesin e të konvertuarave ishte adoptimi i stilit të veshjes perëndimore në përputhshmëri me konceptin Islam për modestinë dhe njerëzishmërinë(mirësjelljen).

Të drejtat e gruas janë ëështje të stër-rënduara brenda për brenda komunitetit Musliman dhe përderi sa pjesëmarrësit nuk e mbështeten në mënyrë unanime feminizmin, të definuar në mënyrën perëndimore, nevoja për të ngritur statusin e gruas brenda komunitetit musliman u pranua plotësisht. Tentativa për ta realizuar praktikimin e këtyre te drejtave është padyshim shumë e vëshitrë për tu arritur. Pjesmarrësit ishin veçanërisht kritik ndaj konceptit të Këshillit Sheriatik/gjykatave që funksionojnë në Britani në lidhje me potencialin e gjykatava për të rrezikuar të drejtat e grave.

Raporti thotë: “ Të konvertuarat shërbejnë për të hutuar dhe sfiduar tregimet tashmë klishe dhe me tonë negative raciste të përshkruara në media për trashëgiminë Muslimane sepse kultura dhe imazhi i tyre është thelbësisht reflektiv i kulturës Britaneze.

“ Por ne gjithashtu shohim se jo të gjitha konvertimet janë socialisht të barabarta në syrin e antarëve të komunitetit trashëgues musliman. Konvertimi i femrave me ngjyrë të bardhë duket të jetë më i vlerësuar shoqërisht se sa konvertimi i grave Afrikane. Gijthashtu ka më shumë thellësi në cështjen e bartjes të hixhabit, se sa është menduar të jetë cështja në mes të Muslimanëve trashëgues dhe të shumicës jo-Muslimane në Britani. Është një dallim që duhet bërë ne mes të të veshurit e hixhabit dhe të jesh e veshur nga ai. Kjo padyshim i vë nën kontroll gratë e konvertuara. Hixhabi sinjalizon modesti, por nuk është i menduar (i destinuar) për të fshehur bukurinë.”

Categories

Archives