Thursday, 17/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Universitetet, ja kuotat e lira për të gjitha degët

Universitetet, ja kuotat e lira për të gjitha degët

Në Universitetin e Tiranës janë rreth 700 vende të lira që mund të shfrytëzohen nga kandidatët. Në Drejtësi numri i vendeve bosh është 40, ndërsa Filozofi 25. Historia, Psikologjia, Gjeografia, Fizika dhe Puna Sociale kanë nga 15 të tilla. Në tabelë janë paraqitur përkrah çdo programi studimi vendet e mbetura bosh.

univerziteti

Të drejtën për të garuar në këtë raund e kanë kandidatët që nuk kanë konkurruar më parë me formularin A2. Në këtë kategori përfshihen maturantët që kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore dhe nuk kanë plotësuar formularin A2, si edhe ata që kanë rezultuar kalues në provimet e sesionit të vjeshtës, shkruan në numrin e saj të sotëm gazeta Panorama.

E drejta u lind edhe maturantëve që kanë konkurruar në raundin e parë meformularin A2 (fitues ose jo dhe të regjistruar ose jo) dhe dëshirojnë të vazhdojnë për të qenë fitues, ose për të kaluar në një prefrencë më lart, duke ruajtur rënditjen e preferencave të formularit A2 të plotësuar në raundin e parë. Këta të fundit nuk duhet të plotësojnë formularin A3, por vetëm të shprehin vullnetin për të ndryshuar degën e studimit. Sa u takon profileve, ai shkencor vijon të ketë më tepër hapësirë për të mirëpritur studentët e rinj. Maturantët kanë mundësinë e fundit të aplikojnë në një nga degët që gjendet në listën e bërë dje publike nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Ndryshe nga faza e parë, zgjedhja që duhet të bëjnë kandidatët është e kushtëzuar dhe sistemi preferencial kësaj rradhe është i bazuar në propozimet e parashtruara në tabelë. Për të fituar një vend në universitet, ata duhet të marrin në konsideratë kuotat e publikuara, në të kundërt rrezikojnë të humbasin edhe shansin e fundit që kanë. Në udhëzimin e publikuar është parashikuar që plotësimi i formularit A3 të bëhet online, prej datës 4 nëntor deri në 6 nëntor, ndërsa lista e fituesve do të shpallet më datë 12 nëntor. Një ditë më vonë, për fituesit do të nisë edhe procesi i regjistrimit pranë sekretarive mësimore respektive. Ndonëse viti akademik ka thuajse një muaj që ka nisur, publikimi me vonesë i formularit A3 ka bërë që ky proces të zvarritet deri në gjysmën e dytë të muajit nëntor. Në këtë mënyrë, të rinjtë që do të shpallen fitueës, do ta nisin me vonesë vitin akademik.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Bukë falas për këdo që nuk ka mundësi ta blejë

Categories

Archives