Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Unë, xhindet dhe njerëzit…

Unë, xhindet dhe njerëzit…

Unë, xhindet dhe njerëzit…

Tregon profeti Muhamed a.s se Zoti i lartesuar thote:
“Unë, xhindët dhe njerëzit jemi në hall të madh. I krijoj, kurse ata adhurojnë dikë tjetër, i furnizoj, kurse ata falenderojnë dikë tjetër.

Të mirat e Mia zbresin tek robët e Mi, kurse të këqiat e tyre ngjiten tek Unë. Miqësohem me ta, me mëshirën Time, megjithëse nuk kam nevojë për ta, kurse ata bëhen të urryer tek Unë me gjynahet që bëjnë, megjithëse janë në kulmin e nevojës për Mua.

 Ata që më kujtojnë janë njerëzit më të afërt me Mua, prandaj kush dëshiron të jetë i afërt me Mua, le të me kujtojë.

Atyre që bëjnë gjynahe, nuk ua këpus shpresat nga mëshira Ime.

Nëse pendohen Unë jam i dashuri i tyre, nëse refuzojnë, Unë jam doktori i tyre.

I sprovoj më fatkeqësi, që t’i pastroj nga të metat.

Kush më vjen i penduar, e pres nga larg dhe kush më kthen shpinën i thërras nga afër, duke i thënë: Ku po shkon, a ke zot tjetër veç Meje?!”

E mira tek Unë konsiderohet sa dhjetë të tilla dhe i shtoj më shumë. Kurse e keqja tek Unë është vetëm një dhe i fal.

Betohem në Krenarinë dhe Madhështinë Time, nëse do më kërkonin t’ua fal, do ua falja të gjitha.”

Categories

Archives