Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Unë s’mund të ngre zërin



Unë s’mund të ngre zërin

Elma EMINI (autore e pikturës) dhe Elona OSMANI (autore e esesë) – Përfaqësuese të Sh. F. “Model”, Prishtinë

___________________

Mirëqenia sociale-varfëria

 





Unë s’mund të ngre zërin përderisa mëngjeset më zbardhin rrugëve të qytetit. Jam i zbathur, pa shpresë më vie turp nga vetja, kur veturat luksoze kalojnë rreth meje, më shohin mbi kontinjerët e lagjeve, e përderisa ata qeshin me mua, e më quajnë të ndyrë, sytë e mi mbulohen me lotët e mjerimit. Unë nuk di të mallkoj, as të çahem, sepse kështu i pa punë i pangopur nuk më bie në mend të vuaj nga fjalët e atyre, që në vete luajnë me pasuri… Më duhet çdo mbrëmje të luaj rolin e të lumturit para fëmijëve të mijë, e shpirti më dhemb, kur një pjatë me mbeturina duhet ta ndaj në gjashtë pjesë. Unë s’mund të ngre zërin, as para atyre që me votën tonë gëzojnë pasuri, padyshim se do më quajnë të pa aftë, sepse unë nuk posedoj miliona. Në mbrëmje, darkat e mia kushtojnë 100 djersë zotrinjësh. Unë në këtë gjendje erdha falë jush, gjë që isha në gjendje të jepja edhe pikën e fundit të gjakut tim. E ju nuk më sollët as edhe një qiri të ndezë në këtë errësirë të pafund. E ti më qesh, më injoro, por unë kam një shpirt të pastër.

 

Ata krimba që unë i ha i gjallë, një ditë do hanë trupin tënd. Ti nuk di të solidarizohesh, nëse sot ti ke pasuri, ti nuk ke nder, kështu do i mësosh edhe brezat e rinjë. Por nëse unë s’kam fuqi, një ditë dhe s’do mundem të përballoj, pres me padurim ardhmërinë e fëmijëve të mijë, gjithmonë me shpresën se një ditë do bëhet mirë.