Saturday, 20/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Unë kam energji!

Unë kam energji!
Unë kam energji!”
Autor: dr. Selman El-Aude
Kur të bëjmë dhe ndërtojmë diçka, duhet që ta përsosim dhe ta perfeksionojmë atë, që përdoruesit dhe shfrytëzuesit e tyre të mbeten të kënaqur me atë që e shohin, e veshin, e përdorin, e hanë, pra, prej asaj që ne kemi prodhuar.
Duhet që prej shpirtërave të fryjmë fuqishëm mbi produktin tonë, ashtu që ai të shfaqet tepër i bukur dhe me përsosje të lartë!
Të gjitha produktet janë fryt i lëvizjes, e aspak i ndenjës dhe i parazitizmit.
Shiu, frytet, bimët.
Prodhimet njerëzore janë fryt i: lëvizjes, i mendimit, i pulsimit të zemrës dhe dinamikës fizike.
Nuk është synimi që të bëhen vetëm vepra rastësore, por të bëhen të frytshme dhe grandioze.
“Lëkunde trupin e hurmës dhe për ty do të pikojnë hurma të freskëta!” (Merjem 25)
“Ndërsa Ne Musait i thamë: “Me shkopin tënd bjeri detit!”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe! (Shuara 63)
“… e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde!” (Hudë 81)
Kur bëhemi gati për të themeluar një vepër, duhet që të presim energjinë njerëzore të shpërthej nga brendia e saj. Sepse gjërat e humbasin vleftën, kur i shohim ato vetëm nga forma e jashtme sipërfaqësore.
Një piktor i famshëm, shpesh e frekuentonte një restaurant, kurse krijimtaria e tij i piktoreske i kishte kapërcyer të katërdhjetat që prej kur kishte marrë jetën. Një ditë prej ditëve, ai hyri në restaurantin e frekuentuar, dhe pronari i saj kërkoi prej tij që t’ia pikturonte një buqetë me lule, me qëllimin, për t’ia shtuar bukurinë restaurantit. Piktori pranoi. E pikturoi atë sipas kërkesës që iu bë, dhe në fund, e kërkoi shumën që meritonte për punën e bërë, shumë e cila, pronarin e restaurantit e la të stepur me sytë hapur, saqë iu drejtua piktorit duke i thënë:
– “Ore, si ke mundësi të kërkosh këtë shumë kaq të madhe, ndërsa ti aty nuk punove më shumë se disa minuta?!
– “Po”- i tha piktori famëmadh – e vërtetë është kjo që ju po thoni, por këto pak minuta përfaqësojnë katërdhjet vite mjeshtëri. Do të ma paguani hakun – shtoi në fund pyetjen?
Pronari i restaurantit kundërshtoi, e morri piktori pikturën e tij dhe e grisi.
Një djalosh i ri shkoi te një dijetar i cili shquhej për ndarjen e trashëgimisë, ishte ekspert i kësaj shkence, ku kërkoi prej tij që t’ia ndante trashëgimin e babait. Kur ai ia dha përgjigjet, i riu e pyeti për shumën e punës së bërë? Dijetari i informoi për të, ndërkaq i riu i tha që ishte goxha shumë e madhe! Atëherë dijetari në fjalë, e morri letrën dhe e grisi!!
Krijuesi artistik shikon të pikasë mundin e kufizuar, sikur dega në pemë, e cila ka një eksperiencë të gjatë, kurse shpikësi dhe krijuesi, ndjenë me shpirtin dhe derdhë energjinë e tij, me të cilët ai udhëton drejt punës. Pra, ai ty të shet një pjesë nga jeta. Madje nga vetja!
Lëvizja është iniciativë, është energji, frytet e saj janë: saktësi dhe ndjenja të rëndësishme, pagesë dhe shpërblim dhe ndjenja që kanë kuptimësi.
Po! Puna është e shenjtë, madje edhe në qoftë ajo fshirja e pluhurave në dhomë, përgatitja e një vakti ushqimi, renditja e librave në biliotekë, shërbimi i mysafirit, qoftë edhe grimcë atomi!
“Toka nuk e shenjtëron askë, por njeriun e shenjtëron puna e tij!” – thoshte Selman El-Farisiu.
Punojmë, përpiqemi dhe lëvizim, për të qenë barabarë me universin, me planetin, me diellin dhe me hënën. Notojmë, siç ata notojnë!
S’do mend! Puna dhe lëvizja është ajo e cila e përcakton fatin e njeriut në jetën e të dyja botëve. Besimi në ekzistencën e Zotit si Krijues, është bërthama dhe palca e punës, ai është punë e mendjes, e zemrës dhe e gjymtyrëve. Ata të cilët besojnë dhe veprojnë mirësishëm!
Po edhe në qofsh në një udhë të drejtë, njerëzit kanë për të të shkelur, qoftëse ulesh e ndalesh.
Jo! Ec, mos ndalo!
Nuk ua ka vënduar Allahu i Gjithëditur shpezëve, porcitë me ushqim në foletë e tyre, porse ua ka shpërndarë dhe ua ka dhënë shkaqet hulumtuese për t’i gjetur ato. “Dalin ma bark të zbrazur, kthehen me bark të ngopur!” – siç qëndron në hadithin profetik të të dashurit të Zotit.
Përderisa – miku im – nuk gërrmon me thonjë shkëmbin, nuk ke për ta gjetur shijen e jetës!
Ai i cili nuk mundet që ta komandojë veten, të tjerët nuk do të mundet akoma më hiç!
Roosevelt një kujdestar lopësh në Amerikën perëndimore, entuziazmi dhe energjia e të cilit, dukeshin që gufonin pa ndonjë kufi dhe masë, dhe, kur ai u emërua si zëvendës president, mbajti gjithsejt 365 fjalime/ligjërime dhe eci 20. 000 milje, dhe njëherë, kur ai doli për të mbajtur një fjalim, ndaj tij shtinë me armë zjarri, iu thye krahu, kurse plumbi tjetër u takua me gjoksin e tij, por ai, vazhdoi fjalimin në atë gjendje, fjalim i cili zgjati edhe një orë, përpara se ta lejonte veten e tij që të shkonte në spital!
(udhëheqshmëria dhe ndikimet e saj besnike dr. Fejsal Ibën Xhasim)
Shqipëroi: Agron Islami

Categories

Archives