Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Uji i Zem-zemit

Uji i Zem-zemit

uj zem zemi
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:

“Uji më i mirë në sipërfaqen e tokës është uji i Zemzemit. Ai është ushqim për të uriturit dhe ilaç për të sëmurët.”
“Uji i Zemzemit, me lejen e Allahut është përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet
.
“Nga Ajshja r.a. transmetohet se Muhamedi, alejhi selam, me ujin Zemzem i ka stërpikur të sëmurët dhe u ka dhënë të pinë prej tij.

Ky ujë është i pasur me minerale. Ndoshta kjo është arsyeja që uji i zemzemit i freskon hanxhinjtë e lodhur. Por, një e mirë tjetër e ujit të Zemzemit është se ai përmban fluoride, të cilat kanë veprim të frytshëm mikrobevrasës.
Për më shumë, shënimet e laboratorëve dëshmuan se uji zemzem ishte i përdorshëm për pije.

Në fakt, sa më shumë të hulumtohet për përmbajtjen e ujit të Zemzemit, njeriu aq më shumë do të befasohet dhe të bindet në mrekullinë e këtij uji që Zoti e bëri dhuratë për besimtarët që vijnë nga larg për haxhillëk.
Të veçantat e ujit të Zemzemit:

– Uji i Zemzemit ka shije të ndryshme në vende të ndryshme.
– Ky ujë kurrë s’ka qenë trajtuar kimikisht, as kurrë s’ka qenë klorizuar, siç është rasti me ujërat e tjerë të qytetit. Këtu s’kishte asnjë shenjë të zhvillimit të bimëve gjë që është e zakonshme në shumicën e burimeve.
– Burimi i Zemzemit nuk është tharë asnjëherë dhe as nuk është ndotur që nga koha kur e rihapi Abdul Mutalibi. Përkundrazi, ai i ka plotësuar gjithmonë nevojat për ujë. Ai ka ruajtur gjithmonë të njëjtën përbërje kripërash dhe të njëjtën shije, që kur ekziston.
– Që ky ujë pihet, njihet botërisht, sepse haxhinjtë nga e tërë bota vizitojnë Qaben çdo vit për Haxh dhe për Umre dhe asnjëherë nuk janë ankuar për të. Përkundrazi, ata janë kënaqur gjithmonë me të.

Uji i Zemzemit konsiderohet ujë i rëndë (har water) ngase është i pasur me kalcium dhe magnez. Hulumtimet shkencore bashkëkohore tregojnë se sëmundjet e arterieve koronare (sulmet në zemër) në vendet ku njerëzit pinë ujë të rëndë janë të rralla.

Uji i Zemzemit është ujë natyral i gazuar pasi në përmbajtjen e tij ka më tepër se 366 mg/1 bikarbonate.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në librin Zadu-l-Me’ad, ka thënë:
“Kam përjetuar gjëra të çuditshme unë dhe të tjerët në shërimin e sëmundjeve me anë të ujit të Zemzemit. Jam shëruar me dëshirën e Allahut. Kam parë njerëz që kanë jetuar gati se gjysmë muaji vetëm me ujë të zemzemit, duke mos ndier uri.”

Categories

Archives