Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Uji Zem Zem


Uji Zem Zem


1. Shpërthimi i Zemzemit nën këmbët e Ismailit, alejhi’s selam.
2. Disa dobi të ujit të Zemzemit.
3. Për çka është pirë uji i Zemzemit?

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon All-llahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi’s selam!
Buhariu transmeton nga Ibni Abbasi i cili thotë: “Ibrahimi a.s i solli nënën e Ismailit a.s dhe Ismailin a.s afër shtëpisë (Qabesë), tek pema mbi zemzem. Atëbotë në Meke nuk kishte njeri e as (kushte për jetësë madje ) as ujë. I vendosi aty duke ua lënë ca ushqim dhe një ibrik ujë. U kthye Ibrahimi a.s ndërsa Haxherja e ndiqte pas duke i thënë: Ku po shkon? Si po na lë në këtë vend (luginë) ku nuk ka njeri dhe as asgjë?
Disa herë i tha kështu por Ibrahimi nuk ktheu kokën.
Haxherja: A All-llahu të ka urdhëruar kështu?
Ibrahimi: Po.
Haxherja: Atëherë Ai nuk na humbë neve!
Pastaj u kthye Haxherja ndërsa Ibrahimi vazhdoi derisa arriti tek Thenijja (vend ne Meke) ku nuk mund ta shihte Haxherja, u kthye kah Qabeja, ngriti duart e tha:
O Zoti ynë! Unë vendosa pasardhësit e mi ne një lugine pranë shtëpisë Sate ku nuk ka bime. Zoti ynë! Beri ta falin namazin dhe be qe zemrat e njerëzve te ndiejnë dhembshuri për ta si dhe furnizoi me fruta ndoshta janë falënderues!”. ( )
Haxherja i jepte gji Ismailit dhe pinte nga uji që ia kishte lënë Ibrahimi, por kur uji u harxhua dhe fëmija ndiente etje puna ndryshoi. Haxherja filloi ta shikonte fëmijën me dhembshuri madje nga dhimbja e madhe për të nuk mund ta shikonte kështu që shikoi kodrën më të afërt e pa se ajo ishte Safa-ja dhe ia mësyu ndoshta e shef dikë. Askënd nuk e pa dhe u kthye duke ecur e lodhur derisa arriti në Merve (kodër tjetër ne Meke) dhe u ngjit në të, të shikonte se ndoshta është dikush. Por edhe kësaj radhe pa sukses. Kështu veproi Haxherja 7 herë (duke u sillur prej njërës në tjetrën kodër). Thotë Ibni Abbasi se Pejgamberi a.s ka thënë: “Mu për këtë njerëzit ecin mes tyre” .
Kur doli tek Merveja dëgjoi një zë: Hesht! Deshi të bindej se a është iluzion apo është realitet. U bind se ishte zë. Pas pak vërejti se ai ishte Xhibrili pranë zemzemit, i cili groponte me krahun e tij derisa doli uji. Atëbotë Haxherja mbushte ujë me gastaren e saj dhe sa herë që mbushte ujë me gastare uji derdhej. Piu ujë dhe i dha gji fëmijës. I tha Meleku: Mos u frikësoni se do të shkatërroheni sepse mu këtu është shtëpia e Allahut s.w.t, te cilën do ta ndërtojë ky fëmijë dhe babai i tij dhe (dinë) se Allahu nuk i humbë ithtarët e Vet!!!…( )
***
Kanë kaluar mijëra vite por ende spektrografi i saj shfaqet para njerëzve duke vrapuar e frikësuar dhe me gjysmë fryme. Ende një zë shqyen perden e kohës duke thirrur për ndihmë. Ankth dhe shqetësim…Si jo kur fëmija i saj i vogël dridhej e përpëlitej para syve të saj; uria dhe etja gati sa nuk i kishin dhënë fund jetës së tij. Me duket sikur e shoh tani Mekken dhe kodrinat e saja, më duket sikur e shoh Haremin e shenjtë tek ndien dhimbje dhe qan për hallin e saj.
Shpërtheu Zemzemi( ). Po, pas goditjes së Xhibrilit, Zemzemi shpërtheu nën këmbët e Ismailit, alejhi’s selam, si përmbushje e lutjes së babait të tij, Ibrahimit, alejhi’s selam:
O Zoti ynë! Unë vendosa pasardhësit e mi ne një lugine pranë shtëpisë Sate ku nuk ka bime. Zoti ynë! Beri ta falin namazin dhe be qe zemrat e njerëzve te ndiejnë dhembshuri për ta si dhe furnizoi me fruta ndoshta janë falënderues!“. ( )
Haxherja, All-llahu pastë mëshirë mbi shpirtin e saj, ujin e merrte dhe e mbushte në një enë për ujë që kishte me vete. Ka thënë Ibni Abbasi: Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:All-llahu e mëshiroftë nënën e Ismailit; sikur ta linte Zemzemin të rrjedh lirshëm ai do të ishte krua-burim i njohur tani“. ( )
Shpërblimi i mbështetjes absolute në All-llahun ishte ky krua i ëmbël i cili nuk shteret. Pasuria e nënshtrimit për All-llahun ishte kjo pasuri e bekuar. Zemzemi është simbol i shpërblimit hyjnor për tërë ata që bëjnë durim dhe i nxisin të tjerët për durim në rrugën e Allahut. Haxherja me plot besim tha kur u largua Ibrahimi, alejhi’s selam dhe e la vetëm atë me të birin:
“??? ?????? ????
All-llahu nuk do të na lërë të humbur neve!”.
All-llahu i Madhëruar në zemrën e çdo besimtari të sinqertë bën të shpërthejë një burim bindjeje (jekini) dhe qetësie shpirtërore, freskinë e të cilit e ndien brenda në shpirtin e tij.
Filloi ky ujë rrjedhshëm dhe vazhdoi ashtu e së bashku me të edhe bereqeti dhe begatia e tij…
Me këtë ujë u pastrua zemra e Muhammedit, alejhi’s selam. Enes b. Maliku rrëfen: Ebu Dherri rrëfente se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
U hap kulmi i shtëpisë sime kur isha në Mekke dhe zbriti Xhibrili, i cili ma hapi gjoksin dhe ma pastroi me ujë Zemzemi. Pastaj e solli një tas të arit i mbushur plot me urtësi dhe besim dhe e derdhi ne gjoksin tim e më pas e mbylli dhe më morri për dorë e më ngriti në qiell“. ( )
Sikur Zemzemi të mos kishte vlerë tjetër përveç kësaj do të mjaftonte; me të është pastruar zemra më e pastër.
Ka thënë Ibni Ebi Xhemreh: Nuk është pastruar Muhammedi, alejhi’s selam me ujë Xhenneti për faktin se uji i Zemzemit bazën e ka në Xhennet e më pas është përqendruar si burim në tokë.Ka thënë Suhejliu, All-llahu e mëshiroftë: Meqë Zemzemi buroi si rezultati i gropimit të Xhibrilit për nënën e Ismailit, alejhi’s selam, u përshtat që Muhammedi, alejhi’s selam, nip i Ismailit të pastrohej me këtë ujë me rastin e takimit me këtë melek dhe bisedimit më të. Ka thënë Shejhu’l islami Siraxhuddin el Belkini: Uji i Zemzemit është më i mirë se sa uji i Keutherit ngase me të është pastruar gjoksi i Pejgamberit, alejhi’s selam.
Zemzemi është uji më i mirë në faqen e dheut.
Një shkrim tjetër i dobishëm  Pirja e ujit zemzem dhe përdorimi i tij për shërim

Categories

Archives