Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Uji zem zem pj2


Uji zem zem pj2


Taberaniu transmeton në el-Kebir dhe në el-Eusat me sened dhe Ibni Hibbani, i cili njëherit e ka cilësuar autentik, se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
„?????? ????? ????? ?????? ???????? ????? ???????? ????? ??????? ???? ????????? ????????? ???? ?????????
Uji më i mirë në faqen e dheut është uji i Zemzemit; në të ka ushqim që të ngop( ) dhe shërim nga sëmundja. “. ( )

Është vërtetuar se, bazuar në këtë hadith autentik, uji i zemzemit është ushqim, pije dhe shërim. Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: Uji i Zemzemit është uji më i mirë, më me vlerë, më i ndritshmi, më i dashuri tek shpirti, më shtrenjti dhe më i çmuari tek njerëzit. Është gropuar nga Xhibrili dhe është ofruar si pije nga All-llahu për Ismailin, alejhi’s selam…
Uji i Zemzemit është ushqim i ti uriturit, shërim-ilaç i të sëmurit, uji i tij është favorizuar edhe mbi atë të Keutherit meqë me të është pastruar zemra e Pejgamberit, alejhi’s selam. Ka thënë Shejhu’l islami Siraxhuddin el Belkini: Uji i Zemzemit është më i mirë se sa uji i Keutherit ngase me të është pastruar gjoksi i Pejgamberit, alejhi’s selam.
Ndërsa përkitazi me atë se është ushqim me shije, pra ushqim që të ngop, kjo është një gjë e ditur. Ka thënë Ibni Abbasi, siç rrëfen Abdu’rr Rrezzaku në Musannefin e tij:
??? ?????? (???? ????) ?????? ???? ????? ??? ????? ??? ??????
E quanim ngopës (ujin e zemzemit). E llogaritnim si idare (furnizim) të mirë për familje.
Një gjë e tillë është vërtetuar edhe në rrëfimin e Ebu Dherrit kur kishte ardhur në Mekke. „Erdha tek Zemzemi dhe pastrova gjakun nga plagët dhe piva nga uji i tij. O nipi im, kam qëndruar tridhjetë ditë e net pa patur asnjë ushqim përveç ujit të zemzemit. Fitova peshë aq shumë saqë barku mu bë palë-palë dhe në mëlçitë e mia nuk ndieja dobësi të urisë…Erdhi Pejgamberi, alejhi’s selam…dhe tha: Prej kur je këtu? Jam këtu qysh tridhjetë ditë. Kush të ka ushqyer?- më pyeti. Nuk kam patur ushqim tjetër përveç Zemzemit dhe ja, kam fituar peshë aq sa barku më është bërë palë-palë dhe nuk ndiej dobësi urie në mëlçinë time- ia ktheva. Pejgamberi, alejhi’s selam tha:
„???????? ??????????? ???????? ??????? ??????
Ai ujë është i bekuar, ai është ushqim ngopës“. ( )

Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: Kam parë njeri që ushqehej me të gjysmën apo më shumë se gjysmën e muajit dhe nuk ndiente uri. Bënte tavafin (sjelljen) rreth Qabesë sikur të ishte njeri i zakonshëm. Më ka thënë se ndonjëherë 40 ditë ehte ushqyer vetëm me të dhe se kishte forcë për marrëdhënie seksuale me gruan dhe forcë për agjërim dhe tavaf disa herë.
Ndërsa sa i përket qenies së tij shërim, bar, ilaç, këtë mund ta mësojmë edhe nga ky hadith i Aishes, All-llahu qoftë i kënaqur me të, e cila transmeton se:
“ ??? ???? ??? ???? ?? ??????? ? ??????? ? ??? ??? ??? ?????? ? ??????
Pejgamberi, alejhi’s selam e barte atë në edava ( ) dhe gëzof lëkure për bartje të lëngjeve dhe me të spërkatte të sëmurit dhe iu jepte të pinin prej tij“. ( )
Ebu Xhemre ed-Dubeijj rrëfen e thotë:
„ ?????? ????????? ????? ???????? ????????? ????????????? ????????? ??????? ??????????? ?????? ??????? ???????? ??????? ??????? ??????? ?????? ??????? ???????? ????????? ????? ????????? ???? ?????? ????????? ?????????????? ?????????? ???? ????? ??????? ???????? ????? ????????
E shoqëroja Ibni Abbasi në Mekke dhe më kapën ethet. Largoji prej vetes me ujë të zemzemit -më tha- ngase Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: Ethet janë nga vapa e Xhehennemit andaj ftohni (largoni ato) me ujë ose me ujë të zemzemit- dyshon Hemmami, transmetuesi i hadithit.“ ( )

Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: Kur isha në Mekke u sëmura dhe meqë nuk gjeta mjek e ilaç merrja ujë të zemzemit dhe këndoja disa herë kaptinën el-Fatiha në të e pastaj e pija. Me këtë arrita të shërohem tërësisht dhe fillova të mbështetem në të sa herë që ndieja dhimbje. Përfitoja shumë nga kjo metodë shërimi.

Në një rast tjetër thotë: Unë dhe të tjerë kemi provuar gjëra të çuditshme kur kërkuam mjekim nga uji i Zemzemit. Kam provuar të mjekohem nga disa sëmundje nëpërmjet kësaj metodë dhe, me lejen e All-llahut, jam mjekuar.
Të gjithë ne e kemi dëgjuar tregimin e gruas marokiane e cila vuante nga kanceri. Pasi që mjekët mbetën në konfuzion përkitazi me shërimin e saj dhe lehtësimin sadopak të dhimbjeve, ajo udhëtoi në Mekke dhe filloi terapi të re shërimi duke përdorur ujë zemzemi dhe nga një bukë të vogël dhe një vezë gjatë ditës. Lutej, falej dhe qante shumë. Befasisht, ajo u shërua tërësisht dhe sëmundja shkoi pa lënë asnjë gjurmë. Me lejen e All-llahut Zemzemi mundi kancerin.

Ndoshta e tërë kjo qëndron në faktet, të zbuluara tashmë edhe prej njerëzve, madje jomuslimanë, se Uji Zemzem përmban shumë pak sulfur. Sipas analizave të bëra në laboratorët në Evropë vërtetohet se uji Zemzem përmban shumë pak sulfur. Ndërsa sipas analizave të bëra në SHBA njoftohet se uji zemzem është uji i vetëm i cili nuk përmban mikroorganizma dhe baktere. Sipas raportit të WHO së uji Zemzem është njëri ndër ujërat më të pijshëm dhe më të shëndetshëm në botë( ).

Prej vlerës së këtij uji është se ai nuk prishet. Është përmendur se një njeri e ka bartur atë në vendin e tij dhe e ka lënë 12 vite në një vend e nuk është prishur dhe nuk ka ndërruar. Madje, edhe pse kanë kaluar mileniume prej burimit të parë ende nuk shteret dhe çka është më me rëndësi se burimi i tij nuk dihet. Sipas raportit të WHO-së (Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë) me gjithë teknologjinë moderne ende nuk mund të deshifrohet mistika e ujit Zemzem, ujë i cili konsiderohet ndër ujërat më të shëndetshme ne fytyrën e tokës. Burimi i ujit Zemzem ende nuk është i njohur dhe është interesante se gjendet 80 kilometra larg bregdetit. Gjithashtu rreth tij nuk ka asnjë burim tjetër uji, fakt kjo që shkakton huti tek shkencëtarët. Prej burimit të Zemzemi, e cila është vetëm 1.5 metër e thellë, gjatë periudhës së haxhit me miliona njerëz pinë ujë por assesi nuk pakësohet niveli i ujit. Uji Zemzem krahas ujërave tjera përmban shumë më shumë materie ushqyese dhe minerale, por me gjithë hulumtimet e bëra ende nuk dihet burimi i tij( ).

Uji i Zemzemit është një nder për mysafir. Ai është dhurata më e mirë që dhurohet. Muxhahidi rrëfen se kur tek Ibni Abbasi shkonte ndonjë mysafir ai i dhuronte ujë zemzemi dhe nuk ndodhte që t’i shtronte dikujt bukë-ushqim e të mos i jepte të pijë nga uji i zemzemit.
Aisheja rrëfen se Pejgamberi, alejhi’s selam barte me vete ujë zemzemi. ( )
Para çlirimit të Mekkes Pejgamberi, alejhi’s selam dërgonte ndonjë njeri tek Suhejl b. Amri që t’i dhuronte ujë zemzemi. ( )

Prej zemzemit nuk ngopet apo nuk pinë shumë mynafiku. Muhammed b. Abdurrahman b. Ebu Bekir transmeton se derisa isha tek Ibni Abbasi erdhi një njeri, të cilin e pyeti: Prej nga erdhe? Erdha nga Zemzemi-iu përgjigj. A pive prej tij siç duhet pirë?- e pyeti Ibni Abbasi. E si duhet pirë prej tij?- pyeti njeriu. Kur të pish prej tij kthehu kah kibleja, bë bismilah merr fryme tri herë dhe ngopu-pi shumë prej tij. Kur ta përfundosh falënderoje All-llahun ngase Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“?? ??? ?? ????? ???? ????????? ???? ?? ??????? ?? ????
Shenja e cila na dallon neve nga hipokritët është se ata nuk pijen ujë shumë nga zemzemi”. ( )
Et-tedal-lu’ (??????) është pirja e shumtë derisa të mbushen brinjët dhe eshtrat ujë.

Hutbeja e dytë:
Për çka pihet?
Hadithi i Muhammedit, alejhi’s selam:
“????? ???????? ????? ?????? ????
Uji i Zemzemit shërben për çka të pihet”. ( )
…është i vërtet.
Ka thënë Muxhahidi: Nëse e pinë ujin e zemzemit që të shërohesh, të shëron All-llahu, nëse e pinë që të ngopesh, të ngop All-llahu me të, nëse e pinë që ta largosh etjen, ta largon All-llahu atë.
Ka thënë Sheukani: Në këtë hadith ka dëshmi se uji i zemzemit bën dobi për çdo gjë për hirë të së cilës e pinë njeriu atë, pa marrë parasysh se a bëhet fjale për gjëra të dunjasë apo ahiretit. Mu për këtë një grup dijetarësh e kanë pirë për gjëra që do t’i përmendim:
Ibni Mubareku e pinte që të mos etej në Ditën e Kijametit.
Hakimi e pinte që të shkruante (përpilonte libra) mirë.
Ibni Huzejme e pinte që të perfitonet dituri të dobishme.
Ibni Ujejne ua rrëfente nga 100 hadithe atyre që pinin ujë zemzemi.
Ibni Haxheri e pinte që ta arrinte pozitën e Dhehebiut në nxënien përmendesh të haditheve.
Sujuti e pinte që të arrinte gradën e Siraxh el Belkinit në fikh dhe Ibni Haxherit në hadith.
Shafiu e pinte që të gjuante më mirë. Në çdo dhjetë shigjeta nëntë i kishte të sakta.
Selefi e kishin bërë traditë që kur merrnin ndonjë udhëtim dhe largoheshin prej shtëpisë shkonin te Zemzemi dhe pinin ujë prej tij.
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi’s selam ndërsa lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!

Përgaditi: Sedat G. Islami

Një shkrim tjetër i dobishëm  Uji zem zem sherim per cdo gje !!

Categories

Archives