Tuesday, 24/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Uji (Ma`) në këndvështrim Islam

Uji (Ma`) në këndvështrim Islam

lumi

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Pija më e mire në këtë botë dhe botën tjetër është uji.”
Uji më i mirë është ai që rrjedh ka lindja, e mandej ajo që rrjedh kah perëndimi. Uji që rrjedh mbi dhe është më i mire se ai që rrjedh mbi gurrë.
Cilësinë e ujit do ta ndohim sipas pastërtisë së tij, kthjelltësisë, mospranisë së erës dhe shijes, largimit prej burimit dhe thellësisë.
Uji i lumit Nil posedon shumicën e këtyre cilësive. Hipokrati ka thënë: “Largohuni prej pirjes së ujit në bark të plotë ose tërësisht të zbrazët, pos në nevojë”
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, e kishte shprehi ta pinte ujin që kishte qëndruar një kohë.
Xhabiri transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ishte i etur, e tha: “Nëse keni ujë që ka qëndruar një kohë ma jepni, e nëse nuk ka, atëherë do të pijë ujë të freskët.” Këtë hadith e transmeton Buhariu.
Ujin e ftohtë duhet shmangur, sepse shkakton kollitje dhe karakter të ngjirur. Pirja konstante e ujit të ftohtë sjell deri te kurteshi (sëmundja e lëkurës që shfaqet me disa puçrra që të hanë, gjendja kur na ha lëkura), pezmatimin e mukozës së bronkeve dhe dhembje në gjoks. Mirëpo, uji i ftohtë është i mire në rast të etheve (temperatures).
Uji i nxehtë e qetëson pasionin seksual, e pushon barkun dhe e ngadalëson dhe ndërprenë tretjen, por është i mirë për të moshuarit, si dhe për ata që vuajnë nga epilepsia dhe dhembja e kokës.
Uji i shiut është uji më i mire dhe përdoret kundër shumë sëmundjeve, sepse ësht i `lehtë`, e pos kësaj e posedon edhe bekimin e All-llahut, subhanehu ve teala.

“Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren.” (Kaf:9)
Uji që rrjedh nën sipërfaqen e tokës dhe ai që rrjedh nëpër barë është i dëmshëm për ju. Uji që rrin me një vend (nuk rrjedh) është shumë i keq.
Uji më i mire është uji Zemzem.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë se uji Zemzem është ujë për t`u pirë, sepse posedon aromë të mire dhe shëron shumë sëmundje. Këtë hadith e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Dhe në fund, uji nga burimi ose i çesmës është i `rëndë` sepse nuk i është ekspozuar diellit dhe ajrit. Për çdo rast, uji më i keq është ai që rrjedh nëpër plumb ose akull.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kuptimi i dietes se shendoshe dhe rregullat praktike te ngrenies dhe pirjes

Categories

Archives