Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Uji i Zemzemit – ushqim dhe ilaç


Uji i Zemzemit – ushqim dhe ilaç


uji zem
Pusi i Zemzemit ka një histori të veçantë, histori e cila mahnit kureshtarët dhe ua shton bindjen tek Zoti atyre që kanë sadopak besim.
Shekuj më parë, Haxherja kërkonte, pothuajse, pa shpresë ujë në mes të kodrave Safa dhe Merua për t’i dhënë djalit të saj të vogël, Ismailit (alejhi selam). Ishte kjo një tokë nëpër të cilën duhej të ecje ditë e net të gjata për të parë shenja jete, një shkretëtirë e pafund. Ndërkohë që ajo vraponte prej një vendi në tjetrin për të gjetur ujë, pas pak pellgu i ujit doli në sipërfaqe dhe me mirësinë e Allahut u shndërrua në pus, i cili do të quhej zemzem dhe që do të shërbente, jo vetëm për Haxheren dhe fëmijën e saj, por për milona haxhinj nga e mbarë bota.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:
“Uji më i mirë në sipërfaqen e tokës është uji i Zemzemit. Ai është ushqim për të uriturit dhe ilaç për të sëmurët.”
“Uji i Zemzemit, me lejen e Allahut është përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet.“Nga Ajshja r.a. transmetohet se Muhamedi, alejhi selam, me ujin Zemzem i ka stërpikur të sëmurët dhe u ka dhënë të pijnë prej tij.

Profesori Jahja Hamza Kushka, i cili mori mostrat nga burimet kryesore të ujit të Zemzemit dhe bëri analizat e tij në laboratorin e ujit të rajonit perëndimor, ka thënë:
“Marrë në përgjithësi, uji i Zemzemit dallon me përqindje të madhe të kalciumit, magnezit dhe mineraleve tjera.”
Numri i përgjithshëm i mineraleve në ujin Zemzem arrin në 2000 mg/l. Nga kjo mund të themi se ky ujë është i pasur me minerale. Ndoshta kjo është arsyeja që uji i zemzemit i freskon haxhinjtë e lodhur. Por, një e mirë tjetër e ujit të Zemzemit është se ai përmban fluoride, të cilat kanë veprim të frytshëm mikrobevrasës.
Për më shumë, shënimet e laboratorëve dëshmuan se uji zemzem ishte i përdorshëm për pije.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Uji zem zem sherim per cdo gje !!

Në fakt, sa më shumë të hulumtohet për përmbajtjen e ujit të Zemzemit, njeriu aq më shumë do të befasohet dhe të bindet në mrekullinë e këtij uji që Zoti e bëri dhuratë për besimtarët që vijnë nga larg për haxhillëk.
Të veçantat e ujit të Zemzemit:

– Uji i Zemzemit ka shije të ndryshme në vende të ndryshme.- Ky ujë kurrë s’ka qenë trajtuar kimikisht, as kurrë s’ka qenë klorizuar, siç është rasti me ujërat e tjerë të qytetit. Këtu s’kishte asnjë shenjë të zhvillimit të bimëve gjë që është e zakonshme në shumicën e puseve.- Pusi i Zemzemit nuk është tharë asnjëherë dhe as nuk është ndotur që nga koha kur e rihapi Abdul Mutalibi. Përkundrazi, ai i ka plotësuar gjithmonë nevojat për ujë. Ai ka ruajtur gjithmonë të njëjtën përbërje kripërash dhe të njëjtiën shije, që kur ekziston.
– Që ky ujë pihet, njihet botërisht, sepse haxhinjtë nga e tërë bota vizitojnë Qaben çdo vit për Haxh dhe për Umre dhe asnjëherë nuk janë ankuar për të. Përkundrazi, ata janë kënaqur gjithmonë me të.

Uji i Zemzemit konsiderohet ujë i rëndë (har water) ngase është i pasur me kalcium dhe magnez. Hulumtimet shkencore bashkëkohore tregojnë se sëmundjet e arterieve koronare (sulmet në zemër) në vendet ku njerëzit pijnë ujë të rëndë janë të rralla.

Uji i Zemzemit është ujë natyral i gazuar pasi në përmbajtjen e tij ka më tepër se 366 mg/1 bikarbonate.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në librin Zadu-l-Me’ad, ka thënë:
“Kam përjetuar gjëra të çuditshme unë dhe të tjerët në shërimin e sëmundjeve me anë të ujit të Zemzemit. Jam shëruar me dëshirën e Allahut. Kam parë njerëz që kanë jetuar gati se gjysmë muaji vetëm me ujë të zemzemit, duke mos ndier uri.”

Categories

Archives