Thursday, 16/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Uji i zemzemit në trajtimin e dijetarëve



Uji i zemzemit në trajtimin e dijetarëve

Uji i zemzemit në trajtimin e dijetarëve

Transmetohet nga Ezrakiu në librin Ahbaru Mekeh 2/45 se Dahaku (tabi`ini), Allahu e mëshiroftë ka thënë: Më është përcjellur se ngopja me ujin e zemzemit të shërben si pastrim nga nifaku dhe  të largon dhimbjen e kokës.

Transmetohet në Musanefin e Abdurrezakut 5/117 nga Uehb bin Munebih rahimehullah se ai ka thënë:Pasha Atë që ka në dorë shpirtin e Uehbit, cdokush që i drejtohet ujit të zemzemit dhe pi prej tij derisa ngopet, patjetër do i shërbejë si shërim duke e kuruar nga ndonje sëmundje.

Është vërtetuar në sahihun e Muslimit në lidhje me pranimin e Islamit të Ebu Dherrit radijallahu :Ai erdhi në Meke për të pranuar Islamin, qëndroi në të tridhjetë ditë në Mesxhidul Haram.Profeti salallahu alejhi ue selem e pyeti: “Si ushqeheshe gjatë kësaj kohe? Ebu Dherri radijallahu anhuntha: Nuk kisha ushqim tjetër përvec ujit te zemzemit,madje u shëndosha, dhe nuk e ndjeja aspak urinë.Profeti salallahu alejhi ue selem tha: “Ai është ujë i begatë, është ushqim ushqyes”. Ibnul Ethiri në librin e tij en-Nihajeh 3/125 ka thënë:Kuptimi i hadithit është se njeriu ngopet me ujë zemzemi ashtu sic ngopet me ushqim.

El Menauij në librin e tij Fejdul Kadijr 5/404 në shpjegim të hadithit: “Uji i zemzemit shërben për atë qëllim që pihet” , ka thënë: Uji i zemzemit është uji më i zgjedhur, më i begati dhe më i dashuri.Kjo sepse Allahu e zgjodhi si shkak për shuarjen e etjes dhe mjet ndihmues për djalin e Ibrahimit, të zgjedhurit të Tij, dhe në këtë mënyrë ngeli mjet ndihmës për të tjerët pas tij.Kush pi prej tij me sinqeritet e gjen atë ndihmë.Shumë nga dijetarët e pinin me qëllime të ndryshme dhe i arrinin ato që kërkonin.el Hakijmi ka thënë:Kjo u ndodh robërve të Allahut sipas nijeteve dhe qëllimeve të tyre.Sufjan eth-Theurij ka thënë:Rukjet dhe duatë janë në varësi të qëllimit (pra e japin efektin duke qenë të varura nga sinqeriteti) sepse nijeti e bën robin të arrijë atë që kërkon.Nijetet janë në varësi të pastërtisë së zemrave dhe përpjekjes së tyre në udhëtimin drejt Zotit.Prandaj ai që pi nga zemzemi vlerësohet sipas këtij parimi.

imam Neueuiu rahimehullah në librin Tehdhibul esma 3/450 ka thënë: Hadithi:  “Uji i zemzemit shërben për atë qëllim që pihet” dmth:kush e pi me një qëllim të caktuar, do e arrijë atë.Kjo është praktikuar nga dijetarët dhe njerëzit e devotshëm, për të arritur synime që kanë të bëjnë me botën tjetër apo të kësaj, dhe i kanë arritur me bujarinë dhe mirësinë e Allahut.

Transmeton Ibn Asakiri rahimehullah në librin e tij Tarihu Dimeshk nga Hasen bin Isa se ai ka thënë: E kam parë Abdullah ibnul Mubarekun duke vajtur tek Zemzemi dhe mbushi një kovë.U drejtua nga Qabeja dhe tha: O Allah, më ka treguar Abdullah bin el Muemil nga Ebu Zubejri nga Xhabiri radijallahu anhu se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Uji i zemzemit shërben për atë qëllim që pihet”, o Allah, unë po e pi që të më shërbejë në urinë e Ditës së Gjykimit.
Ka përcjellë Ibn Haxheri rahimehullah nga Dijneuerij në librin el Muxhaleseh nga el Humejdij se ai ka thënë:Ishim të ulur tek Ibn Ujejneh, kur papritmas erdhi një burrë dhe i tha: O Ebu Muhamed,a është i saktë ai hadithi që na ke treguar për ujin e zemzemit?Tha:Po.Tha:Unë e kam pirë tani duke u lutur që të tregosh njëqind hadithe.I tha:Ulu, dhe i tregoi njëqind hadithe.

Ka përmendur Ibn Haxheri në broshurën e vecantë për ujin e zemzemit fq 271 se ka qenë fakt i njohur se imam Muhamed bin Idris esh-Shafi`ij pinte ujë zemzemi para se të ushtrohej për gjuajtjen në shenjë dhe arrinte të qëllonte saktë nëntë goditje nga dhjetë në total.

Imam Dhehebiu në librin e tij Sijeru ealami nubela 11/212 ka përcjellë se Abdullah bin Ahmedi ka thënë: E kam parë babain tim duke marrë një nga qimet e Profetit salallahu alejhi ue selem (që ishin ruajtur) dhe e puthte.Më pas e zhyste në ujë dhe pinte prej tij.Gjithashtu e kam parë duke pirë nga uji i zemzemit duke e përdorur si shkak për shërim, gjithashtu fërkonte me të(ujin) duart dhe fytyrën e tij.

Ibnul Arabiu rahimehullah në librin e tij Ahkamul Kuran 3/98 në komentimin e sures Ibrahim, duke folur rreth hadithit: “Uji i zemzemit shërben për atë qëllim që pihet” ,ka thënë: Kam qëndruar në Meke në muajin Dhul Hixheh të vitit 489 h, dhe pija shumë ujë zemzemi dhe sa herë që pija bëja nijet që të më shërbente si shkak për shtimin e diturisë dhe besimit, derisa Allahu më hapi bereqetin e këtij uji dhe më lehtësoi marrjen e diturisë.Unë harrova që ta bëja nijetin të më hapeshin dhe portat e veprave, ah sa mirë do ishte t`i kisha bërë të dy nijetet që të më hapeshin të dyja në të njëjtën masë,por nuk ishte caktim, ndaj dhe arritjet e mia në dituri ishin më të mëdha se sa ato në vepra.





Transmeton imam Dhehebiu në Sijeru ealami nubela 14/370 se imam Ibn kHuzejmeh u pyet: Nga t`u dha e gjithë kjo dituri? Tha: Profeti salallahu alejhi ue seleme ka thënë: “Uji i zemzemit shërben për atë qëllim që pihet” , unë kur e kam pirë atë, e kam lutur Allahun që të më japë dituri të dobishme.

imam  Dhehebiu në Tedhkiratul Hufadh 3/1044 transmeton se imam Hakimi e pinte ujin e zemzemit që t`i lehtësohej mbarëvajtja e shkrimit të librave dhe për qëllime të tjera, e në këtë mënyrë ishte autori më i mirë i  librave në kohën e tij.

Ibnul Kajjimi në librin e tij Zadul Mead 4/393 ka thënë:E kam provuar unë dhe të tjerë vec meje përdorimin e ujit të zemzemit për shërim dhe kemi parë efekte të mahnitshme. E kam përdorur si mjet shërimi për disa lloj sëmundjesh dhe me lejen e Allahut jam shëruar. Kam qenë i pranishëm kur është përdorur nga dikush si ushqim për ditë të tëra, gati gjysëm muaji,apo më shumë dhe nuk e ndjente urinë, madje e kryente tavafin njësoj si gjithë të tjerët. Ai person më ka lajmëruar se ka ndodhur që të mbahet vetëm me ujë zemzemi për 40 ditë, duke pasur forcë për të agjëruar, për të kryer disa herë rradhazi tavaf dhe për të kryer marrëdhënie bashkëshortore.

Ibnul Kajjimi ë librin e tij Medarixhu es-salikijn ka thënë:Nganjëherë kisha dhimbje të bezdisshme, saqë gati më ndërprisnin lëvizjen, gjë e cila më ndodhte gjatë tavafit apo në ndonjë vend tjetër, atëherë shpejtoja të lexoja Fatihanë duke fërkuar me leximin e saj vendin e dhimbjes, largohej dhimbja si të ishte një gur i cili rrëzohej.Këtë e kam provuar disa herë. Gjithashtu merrja një tas me ujë zemzemi, lexoja në të Fatihanë disa herë dhe më pas e pija, duke gjetur në të dobi dhe forcë, të cilën nuk e kisha gjetur më parë tek ilacet.

Në lirin Tedhkiratul hufadh 3/1193 tregohet se el Hatib el Bagdadij kur kreu haxhin, piu nga uji i zemzemit, me tre qëllime(duke u lutur që t`i plotësoheshin tre dëshira):Që t`i mundësohej përcjellja e librit Tarihul Bagdad, që të jepte mësim në xhaminë elMensur dhe që të varrosej pranë Bishr el Hafij.Që të treja iu plotësuan.

Ibn Haxheri ka përmendur në broshurën e shkruar vecanërisht për ujin e zemzemit fq 271: Unë e kam pirë njëherë duke  e lutur Allahun, ndërkohë që isha në fillimet e kërkimit të diturisë në fushën e hadithit dhe iu luta që të më bënte si imam Dhehebiu në memorizimin e  hadithit.Më pas e kreva haxhin pas njëzet vjetësh dhe ndjeja në veten time dëshirë për një gradë më të lartë se ajo që kisha kërkuar më herët, ndaj iu luta Allahut për një gradë më të lartë dhe shpresoj tek Allahu që ta arrij atë.

Nxënësi i tij hafidh es-Sehauij në librin el Xheuahir ued-durer 1/166  në biografinë e shejhul Islamit Ibn Haxherit ka thënë: Allahu ia përmbushi dëshirën e tij, sic kanë dëshmuar për këtë disa njerëz.

Mblodhi dhe përgatiti Muhamed el kHidrij

Përktheu:Shuajb Rexha





Categories

Archives