Saturday, 17/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Udhëzimi i Profetit (s.a.u.s.) për trajtimin e frikës dhe të pagjumësisë



Udhëzimi i Profetit (s.a.u.s.) për trajtimin e frikës dhe të pagjumësisë

Udhëzimi i Profetit (s.a.u.s.) për trajtimin e frikës dhe të pagjumësisë

Tirmidhiu sjell në Sunen-in e tij rrëfimin se, njëherë, Halidi iu ankua Profetit (s.a.u.s.) se nuk flinte mirë natën. Pejgamberi (s.a.u.s.) tha: “Kur të biesh në shtrat, thuaj: Allahumme! Rabbessemauatis-seb‟i, ue ma edhal-let! Ue Rabbel eradine, ue ma ekal-let! Ue Rabbesh-shejatini ue ma edal-let! Kun li xharan min sherri halkike kullihim xhemian, en jefruta alejje, ehadun minhum, eu jebgije alejje! Azze xharuk, ue xhel-le thenauk! Ue la il-lahe gajruk! (O Allah! Ti je Zoti i shtatë qiejve dhe i gjithçkaje që ata mbulojnë nën vete! Ti je Zoti i tokave dhe i gjithçkaje që ato mbajnë mbi vete! Ti je Zotëruesi i shejtanëve dhe i gjithë atyre që ata kanë devijuar! Bëhu mbrojtësi im kundra të keqes së gjithë krijesave të Tua, duke më ruajtur që askush të mos më bëjë ndonjë të keqe dhe askush prej tyre të mos më bëjë padrejtësi! Të fortë janë ata që ti i mbështet! E nderuar është lavdia Jote! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Teje!)1 Po nga Tirmidhiu sillet një transmetim i Amër ibn Shuajbit, që përcjell nga i ati, e ky nga gjyshi, që tregon se Pejgamberi (s.a.u.s.)





u mësonte sahabëve këto fjalë, që t‟i thonin në rast se i frikësonte diçka: “Eudhu bi kelimatil-lahit-tam-meh, min gadabihi ue ikabih, ue sherri ibadih, ue min hemezatish-shejatin! Ue eudhu bike Rabbi ejjahdurun!” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përkryera të Allahut, prej zemërimit dhe ndëshkimit të Tij, prej sherrit të robërve të Tij dhe prej pëshpëritjeve (nxitëse) të shejtanëve! Unë kërkoj mbrojtje dhe strehim tek Ti, o Zoti im, nga prania e tyre!) Abdullah ibn Omeri ua mësonte këto fjalë fëmijëve të tij, madje edhe i shkruante ato për ata që nuk mund t‟i mësonin përmendësh.1 Nuk ka dyshim se fjalë të tilla janë efikase dhe të përshtatshme për të larguar çdo lloj të keqeje.