Tuesday, 16/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Udhëzimi i Profetit (s.a.u.s.) për trajtimin e djegieve



Udhëzimi i Profetit (s.a.u.s.) për trajtimin e djegieve

Udhëzimi i Profetit (s.a.u.s.) për trajtimin e djegieve

Djegiet zakonisht shkaktohen nga zjarri, i cili është elementi nga i cili u krijua Shejtani. Kjo është arsyeja që zjarri përputhet me natyrën e Shejtanit dhe me të keqen që ai synon të arrijë, gjë që shpjegon gjithashtu përse Shejtani e ndihmon zjarrin të bëhet sa më shkatërrimtar. Flakët zakonisht tentojnë të jenë mbizotëruese dhe shkatërrimtare; këto janë pikërisht dy objektivat e Shejtanit, ku ai dëshiron që t‟i fusë dhe t‟i udhëheqë njerëzit. Të dy bashkë, zjarri dhe Shejtani synojnë katastrofën dhe vuajtjet, por është Krenaria e Allahut që ndërhyn gjithmonë për t‟i shuar këto të këqija dhe veprime djallëzore. Kjo është arsyeja që lëvdimi i Allahut duke thënë “Allahu Ekber!” ka një efekt të thellë në shuarjen e zjarrit, pasi madhështia e Tij tejkalon dhe kapërcen gjithçka. Kur muslimani lëvdon madhështinë e Allahut, kjo e dobëson zjarrin dhe orvatjet e Shejtanit, prandaj, me vullnetin e Tij, zjarri do të shuhet. Ne vetë e kemi praktikuar këtë metodë, dhe ka rezultuar realisht e frytshme.