Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Udhëzimi i Profetit (s.a.u.s.) për mënyrën e uljes gjatë ngrënies

Udhëzimi i Profetit (s.a.u.s.) për mënyrën e uljes gjatë ngrënies

Udhëzimi i Profetit (s.a.u.s.) për mënyrën e uljes gjatë ngrënies

Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Unë nuk ha duke qenë mbështetur brinjazi.” Ai ka thënë gjithashtu: “Unë ulem vetëm ashtu si ulet robi dhe ha ashtu si ha robi.” Ndërsa Ibn Maxhe thotë në Sunen-in e tij se Pejgamberi (s.a.u.s.) e ka ndaluar të ngrënit duke ndenjur përmbys. Mbështetja brinjazi e dëmton stomakun, sepse ajo pengon ushqimin të kalojë në rrugën e natyrshme dhe të arrijë shpejt në

bark. Me një qëndrim të tillë, stomaku qëndron i shtypur, duke mos lejuar që ushqimi të futet lirisht në të.

Nga ana tjetër, ngrënia duke u mbështetur brinjazi është një karakteristikë e njerëzve mendjemëdhenj, prandaj Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Unë ha ashtu siç ha robi…”

Pejgamberi (s.a.u.s.) ulej në shesh kur hante. Ai i vinte gjunjët në tokë, ndërsa shputën e këmbës së majtë e vendoste nën kurrizin e këmbës së djathtë, si përulje e thjeshtësi para Zotit dhe respekt ndaj ushqimit e atyre që ishin të pranishëm. Kjo është mënyra më e mirë e uljes gjatë ngrënies, sepse organet e trupit janë në pozicionin e tyre normal, por ajo është gjithashtu shenjë e edukatës së lartë.

Siç e thamë, mënyra më e mirë e uljes gjatë të ngrënit është ajo kur organet e trupit ndodhen në pozicionin e tyre natyral. Mënyra më e keqe e të ngrënit është ajo duke u mbështetur brinjazi, sepse në këtë pozicion shtypen rrugët e frymëmarrjes dhe të përtypjes, madje edhe stomaku qëndron i mbledhur.

Me thënien e tij, Pejgamberi (s.a.u.s.) mund të ketë nënkuptuar edhe mbështetjen në jastëkë gjatë të ngrënit, siç bëjnë kryelartët dhe ata që duan të hanë sa më tepër ushqim. Vetë Pejgamberi (s.a.u.s.) hante veç sa ishte e mjaftueshme, pikërisht ashtu siç ha një rob.

Categories

Archives