Tuesday, 11/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Udhëzimi i Pejgamberit (s.a.u.s.) për ruajtjen e shëndetit nëpërmjet parfumit



Udhëzimi i Pejgamberit (s.a.u.s.) për ruajtjen e shëndetit nëpërmjet parfumit

Udhëzimi i Pejgamberit (s.a.u.s.) për ruajtjen e shëndetit nëpërmjet parfumit

Aromat e këndshme ose parfumet janë ushqim për shpirtin, dhe dihet që shpirti është furnizuesi me energji i forcave të tjera të trupit. Parfumi ndihmon trurin, zemrën, organet e brendshme dhe qetëson zemrën e shpirtin. Aromat e këndshme janë substancat dhe ilaçet më të përshtatshme dhe më të parapëlqyeshmet për shpirtin. Ekziston një lidhje e ngushtë mes shpirtit të mirë dhe aromës së mirë. Ja pse parfumet ishin ndër gjërat më të dashura në këtë botë për zemrën e njeriut më të pastër, Pejgamberit (s.a.u.s.).

Buhariu sjell rrëfimin se Pejgamberi (s.a.u.s.) i pranonte gjithnjë parfumet që i dhuroheshin. Ndërsa Muslimi tregon që i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) ka thënë: “Nëse dikujt i japin një rejhan (borzilok/mërsinë), nuk duhet ta refuzojë, sepse ai është i lehtë për t‟u mbajtur dhe ka aromë të mrë.” Ebu Daudi dhe Nesaiu sjellin hadithin tjetër të Pejgamberit (s.a.u.s.), që thotë: “Cilido që i jepet një parfum nuk duhet ta refuzojë atë, sepse ai është i lehtë për t‟u mbajtur dhe ka aromë të mrë.” Në Musned-in e Bezzarit është hadithi prej Pejgamberit (s.a.u.s.), që thotë: “Allahu është i Mirë dhe e do aromën e mirë; Ai është i Pastër dhe e do pastërtinë; Ai është Bujar dhe e do bujarinë; Ai është Bamirës dhe e do bamirësinë. Pastrojini pra, hapësirat dhe sheshet tuaja, dhe mos u përngjani judejve, që i grumbullojnë plehrat në shtëpitë e tyre.”1 Ibn Ebu Shejbah tregon se i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) ka patur një takëm, në të cilin mbante parfum dhe se ai gjithmonë parfumosej me të.” Është transmetuar saktësisht se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Me të vërtetë, është e drejtë e Allahut mbi çdo musliman që ai të lahet në çdo shtatë ditë dhe, nëse ka parfum, të parfumoset me të.”2 Aromën e mirë e pëlqejnë engjëjt, ndërsa shejtanët e urrejnë, pasi për këta të fundit më e preferuar është era e rëndë, e qelbur. Shpirtrat e mirë pëlqejnë aromat e mira. Çdo shpirt priret drejt asaj (apo atij) që pëlqen dhe meriton atë që pëlqen. Burrat e këqij janë të përshtatshëm për gratë e këqija dhe anasjelltas, ndërsa burrat e mirë janë të përshtatshëm për gratë e mira dhe anasjelltas.





Ndonëse ky parim është i vërtetë për burrat dhe gratë në përgjithësi, ai është i vlefshëm për çdo lloj vepre, fjale, ushqimi, pijeje, veshjeje dhe arome.