Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Udhëzimet e Profetit (s.a.u.s.)  në lidhje me kohën më të mirë të kryerjes së kupave



Udhëzimet e Profetit (s.a.u.s.)  në lidhje me kohën më të mirë të kryerjes së kupave

Udhëzimet e Profetit (s.a.u.s.)  në lidhje me kohën më të mirë të kryerjes së kupave

Imam Tirmidhiu sjell në El Xhamiu hadithin se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Ditët më të mira në të cilat mund të bëni kupa janë dita e 17-të, e 19-të dhe e 21-të (të muajit hënor).”1

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi (s.a.u.s.) ka bërë kupa mes dy shpatullave dhe në dy damarët e qafës në datat 17, 19 dhe 21 (të muajit hënor).”2

Në Sunen-in e Ibn Maxhes është një hadith merfu nga Enesi, ku thuhet: “Kush dëshiron të bëjë kupa, le të presë datat 17, 19 dhe 21. Mos lejoni që t‟ju vrasë presioni i gjakut!”

Ndërsa në Sunen-in e Ebu Daudit është hadithi merfu nga Ebu Hurejra, ku thuhet: “Për këdo që bën kupa në datat 17, 19 dhe 21, ato janë shërim për çdo sëmundje.” Kuptimi është: për çdo sëmundje që shkaktohet nga gjaku.

Këto hadithe, që tregojnë kohën më të përshtatshme të kryerjes së hixhame-s, janë në përputhje të plotë me qëndrimin e mjekësisë dhe njerëzve të saj mbi këtë çështje. Ata janë të mendimit se koha më e mirë për hixhame-n është pikërisht koha pas mesit të muajit hënor, dhe pikërisht ditët e përmendura. Kjo është më e mirë se hixhameja në fillim të muajit apo në fundin e tij. Por nëse nevoja e kërkon që hixhame-ja të kryhet, ajo mund të kryhet në çdo kohë, qoftë edhe në fillim apo në fund të muajit.

Khallali tregon se Ismet ibn Isami i ka përcjellë se Hanbeli ka thënë: “Ebu Abdullah Ahmed ibn Hanbeli bënte hixhame në çdo periudhë dhe në çdo orë që e ndiente tensionin e gjakut të ngritur.”

Autori i librit Kanun el Tibb (Ibn Sina/Avicena) thotë: “Koha më e përshtatshme për hixhame-n gjatë ditës, në orën e dytë ose të tretë të saj, dhe pasi të kemi bërë banjë. Megjithatë, pas banjës, duhet të presim pak, rreth një orë a diçka më tepër.”

Hixhame-ja pas ushqimit është e papëlqyeshme, ngase kjo mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, sidomos kur hahet rëndë. Thuhet se kur kupat bëhen me stomakun bosh, ato janë ilaç, ndërsa pas ngrënies ato janë sëmundje. Gjithashtu, kur bëhen ditën e 17-të të muajit hënor, ato janë ilaç.





Përzgjedhja e këtyre kohëve bëhet për të ruajtur shëndetin dhe për të parandaluar ndonjë dëmtim të mundshëm. Megjithatë, kur sëmundja rëndohet, atëherë kupat bëhen të domosdoshme, pasi Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Mos lejoni që t‟ju vrasë presioni i gjakut!” Pak më parë treguam gjithashtu se imam Ahmedi e bënte hixhame-n sa herë që e ndiente të nevojshme gjatë muajit.
Për sa u përket ditëve të javës, në përmbledhjen e tij me hadithe, Khallali shkruan se Harb ibn Ismaili e ka pyetur imam Ahmed ibn Hanbelin: – Në cilat ditë të javës nuk e lejon hixhame-n? – Ai është përgjigjur: “Në lidhje me këtë pyetje, unë di që në hadithe janë përmendur e shtuna dhe e mërkura.” Po në të njëjtin libër thuhet se Husejn ibn Hasani e ka pyetur imam Ahmedin se në çfarë dite është hixhame-ja e papëlqyeshme, dhe ai ka thënë: “Ditën e shtunë dhe ditën e mërkurë, e disa thonë se edhe ditën e premte.”

Ebu Daudi sjell në Sunen hadithin prej Ebu Bekrates, i cili nuk e pëlqente hixhame-n ditën e mërkurë dhe thoshte: “Dita e mërkurë është dita e gjakut dhe gjatë saj është një orë në të cilën gjaku nuk derdhet.”1

Në këto hadithe ka mjaft mësime, si: pëlqyeshmëria e të mjekuarit në përgjithësi dhe e hixhame-s në veçanti, si dhe që  hixhame-ja lejohet dhe mund të bëhet në atë pjesë të trupit ku është e nevojshme.

*** Hixhame-ja është e lejueshme për atë që është në ihram, edhe nëse kjo mund të kërkojë që një pjesë e flokëve të rruhen. Mendimi se kush e kryen këtë vepër, duhet që të bëjë kompensimin e saj, vlen të vihet në dyshim, prandaj kurrsesi nuk mund të arrijë në gradën e detyrueshmërisë.

Hixhame-ja është e lejueshme edhe për agjëruesin. Në Sahih-un e Buhariut është rrëfimi se: “Pejgamberi (s.a.u.s.) bëri hixhame kur ishte agjërueshëm.”2

Por, a e prish hixhame-ja agjërimin? Kjo është një çështje tjetër.  Mendimi më i saktë është se kupat e prishin agjërimin, sepse është transmetuar saktësisht nga Pejgamberi (s.a.u.s.) që ka thënë: “E prish agjërimin ai që bën kupat dhe ai të cilit i bëhen kupat”,1 dhe, nga ana tjetër, nuk është transmetuar ndonjë hadith që ta kundërshtojë atë.

Hadithi më i saktë që sjellin ata që pretendojnë se hixhame-ja e prish agjërimin, është ai që thotë se “Pejgamberi (s.a.u.s.) bëri kupa kur ishte agjërueshëm”. Por ky hadith nuk tregon as që Pejgamberi (s.a.u.s.) e prishi agjërimin dhe as që nuk e prishi atë. Që të pretendojmë se ky hadith tregon se Pejgamberi (s.a.u.s.) nuk e prishi agjërimin, duhen të plotësohen këto katër kushte: 1. Të ketë dëshmi se agjërimi i tij ishte i llojit farz, pasi ai nuk do ta prishte farzin për të bërë hixhame, vetëm nëse ishte udhëtar, ose i sëmurë që kishte nevojë për hixhame. 2. Të ketë prova se ai, gjatë kohës kur agjëronte dhe bëri hixhame-n, ishte jo në udhëtim. Arsyeja është se ai mund të ishte në ramazan por, duke qenë udhëtar, edhe mund ta prishte agjërimin, për shkak të udhëtimit, dhe kështu mund të bënte edhe hixhame.  3. Të ketë prova se ai nuk ishte i sëmurë, që të kishte nevojë për hixhame. Po të ishte i sëmurë, mund ta prishte agjërimin edhe për shkak të sëmundjes, dhe kështu mund të bënte edhe hixhame.  4. Të ketë prova që hadithi: “Pejgamberi (s.a.u.s.) bëri hixhame kur ishte agjërueshëm”, është më i vonshëm se hadithi: “E prish agjërimin ai që bën hixhame dhe ai të cilit i bëhet hixhame-ja”, sepse, nëse është e kundërta, atëherë përfundimi është i qartë.  Nëse këto katër kushte vërtetohen, vetëm atëherë mund të themi se Pejgamberi (s.a.u.s.), edhe pas hixhame-s, nuk e prishi agjërimin. Në fakt, është i pamundur vërtetimi i njërit prej tyre, e aq më pak i të katërve bashkë. Nga mësimet e këtyre haditheve mund të përmendim gjithashtu: 1. Pagesa e mjekut për punën e tij është e lejueshme të jepet në përfundim të punës, edhe pa rënë dakord fillimisht për çmimin e shpërblimit. Atij i jepet sipas traditës, apo aq sa të kënaqet. 2. Nxjerrja e fitimit nëpërmjet hixhame-s është e lejuar, edhe pse për një njeri të lirë (jo skllav) është jo e këndshme. Por, gjithsesi, nuk është haram. Pejgamberi (s.a.u.s.) i dha atij që i bëri hixhame-n hakun e tij dhe nuk e ndaloi nga përdorimi i asaj pasurie. Edhe pse   Pejgamberi (s.a.u.s.) e ka quajtur “jo të këndshëm” (habith) fitimin nga hixhame-ja, ky është njëlloj si përcaktimi që ai ka bërë për hudhrën dhe qepën, kur ka thënë që ato janë “jo të këndshme”, cilësim ky që nuk tregon se ato janë haram.  3. I lejohet zotërisë që, prej punës së robit të tij me mëditje te të tjerët, të përcaktojë një pjesë të fitimit për veten e vet, sikurse bënte Ibn Abasi me dy prej shërbëtorëve të tij. Por kjo pjesë duhet të jetë e përcaktuar dhe të mos i kalojë mundësitë e robit apo të cenojë shumë fitimin e tij. Megjithëse, në fund të fundit, çdo pasuri që ka robi, i takon zotërisë së tij dhe ai fitim që robi veçon për veten e vet nga puna me mëditje te të tjerët është thjesht një pasuri që vetë zotëria i tij e lejon që ta fitojë dhe ta marrë.





Categories

Archives