Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Udhëtimi i njeriut nga barku i nënës për në botën tjetër


Udhëtimi i njeriut nga barku i nënës për në botën tjetër


 

Ibn Kajjim El Xheuzij ka thene:

Mendo pak për foshnjen në bark të nënës, sesi i vjen ushqimi nëpërmjet gjakut, nga një rrugë e vetme, kërthiza.

Kur të dal nga barku i nënës,e tashmë rruga e parë e ushqimit do ti pritet, do ti hapet atij dy rrugë të reja dhe nëpër to do të rrjedhë një ushqim më i mirë dhe më i ëmbël se i pari, qumësht i freskët dhe i shijshëm.

Kur të ndahet nga gjiri dhe të filloj të hajë ushqim, atij do ti hapen katër rrugë: dy për tu ushqyer dhe dy për të pirë. Do të ushqehet me bimë dhe me kafshë dhe do të pijë ujë, qumësht dhe gjithcka tjetër të shijshme dhe të dobishme.

Kur të vdesë, të katër këto rrugë do ti priten, por Zoti me madhërinë e Vet, nëse ky njeri do të jetë i lumtur, do ti hapë tetë rrugë, e ato janë dyert e Xhenetit, ku do të hyjë nga të dëshirojë.

Kështu pra, Zoti i Lavdishem nuk e privon robin e Tij besimtar nga diçka e kësaj bote, vetëm se për t’i dhuruar dicka më të mirë dhe më të dobishme, gjë që nuk e bën për jobesimtarët. Ai e privon nga gjërat e ulëta dhe me vlerë të pakët, për ti dhuruar atij diçka më të lartë dhe më të shtrenjtë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Optika
Tags:

Categories

Archives