Monday, 10/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Udhëtari dëshiron të qëndrojë një javë në vendin tek i cili ka udhëtuar. A ta prish agjërimin?



Udhëtari dëshiron të qëndrojë një javë në vendin tek i cili ka udhëtuar. A ta prish agjërimin?

Udhëtari dëshiron të qëndrojë një javë në vendin tek i cili ka udhëtuar. A ta prish agjërimin?
I lejohet atij ta prish edhe sikur të qëndrojë të gjithë muajin, sepse ai quhet udhëtar. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk e ka përcaktuar (kufizuar) kohën e mbarimit të udhëtimit. Madje ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem qëndroi në Tebuk njëzet ditë dhe e shkrutonte namazin. Po ashtu qëndroi në meke vitin e çlirimit nëntëmbëdhjetë ditë dhe e shkrutonte namazin. Saktësohet në “Sahihul Buhari” se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në kohën që ka qëndruar në Meke vitin e çlirimit nuk ka qenë i agjërueshëm. Dhe dihet se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka hyrë në Meke vitin e çlirimit në ditën e njëzetë të ramazanit. [Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 19 shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)]