Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Udhërrëfyes për studentët e ri!


Udhërrëfyes për studentët e ri!


udherrefyes
I motivuar nga një çështje aktuale, regjistrimet nëpër fakultete si dhe i sprovuar më të njejtën gjendje një vit më parë, hodha në letër (PC) disa pika të cilat do të duhej të shërbenin si ndihmë për studentët e ri. Ambientimi në një rreth të ri merr kohë, dikujt mund ti duket edhe vështirë. Shpresoj që pikat në vijim do tua lehtësojnë fillimin, do tua shkurtojnë kohën për tu ambientuar.

1. Qëllimi. 
Para fillimit të çdo misioni, është e nevojshme të pastrohen punët me zemrën tënde. Me rëndësi esenciale është çështja e qëllimit, jo rastësisht e kam vënduar si pikë të parë. “Për qka do të studioj/mësoj? Pse e kam marrë këtë rrugë? Cili është synimi im, i cili do të duhej të jetë motori kryesor për prodhimin e vullnetit të çeliktë, vullnet ky kyç për tejkalimin e gjitha pengesave që padyshim do të paraqiten?“ Për ta bërë edhe më të thjeshtë, ti duhesh vetëm të zgjedhësh se cilit grup të studentëve nga grupet e cekura më poshtë do ti bashkangjitesh:

*Me grupin e studentëve që mësimin e shohin vetëm si mjet për përfitime materiale e asgjë më tepër
*Me ata që janë regjistruar vetëm që të shoqërohen, e të bëjnë qfarë bëjnë të tjerët, të jenë kinse në hap me kohën
*Me studentët që dëshirojnë dhomën e tyre të ditës ta zbukurojnë edhe me një diplomë, e që do ta ketë emrin e tyre
*Apo do ti bashkangjitesh një grupi, fatkeqsisht me numër të vogël të studentëve, që me anë të studimit synojnë ta ndihmojnë popullin, shoqërinë e tyre, që mendojnë ta shpërndajnë diturinë e marrur gjatë kësaj rruge, që i dëshirojnë përfitimet materiale për ta ushqyer veten e familjen e tyre, duke mos i haruar as jetimat e nevojtarët, e që me gjitha këto vepra të realizojnë edhe objektivin kryesor të tyre të jetës, të arrinë kënaqësinë e Zotit të tyre.

Pastro punët tani, zgjedh.. Nëse mendon se ke pastruar punët, kthehu edhe një herë e me sinqeritet të plotë mendo rreth qëllimit tënd, ndoshta ka mbetur ndonjë papastërti. Zgjedh..

2. Planifikimi. 
Në fillim të çdo jave planifiko kohën tënde. Për secilën lëndë ndaj një kohë të caktuar.

3. Përpikshëria në mësime. 
Rekomandim: lexo mësimet para se ti ndëgjosh nëpër ligjerata. Pas marjes së mësimit, deri mësimin e ri, kaloe materialin e marrur minimun 3 herë (drejtimet shoqërore mund të marin shumë material, andaj ky numër mund të bëhet më i vogël për ta). Për një pjesë të materialit mos thuaj ”edi” dhe ta kalosh pa e lexuar së paku një herë. Mos nënvlerëso detajet, mund të jenë shumë të rrëndësishme.

4. Vetëbesimi.
Çdokush zgjedh drejtimin e studimit që të jetë sadopak në harmoni me aftësitë e tij. Duhesh të besosh në aftësitë e tua dhe dije se me to punohet, e me punë aftësitë përmirsohen.. Nuk i ka hije një besimtari që të mos ketë vetëbesim, të jetë pesimist e të jetë frikacak.

5. Kur të mërzitësh.
Mund të ndodh që të mërzitesh/lodhesh së lexuari një lëndë, atëhërë ndrro librin. Në çdo 45 – 50 minuta, mer pushime nga 5 minuta (dil në dhomën tjetër, bisedo me familjarët, shih ndonjë lajm apo…)

6. Rregullshmëria. 
Bëhu i rregullt në përcjelljen e ligjeratave, mos i braktis as ushtrimet me asistentët.

7. Shikimi.
Ule shikimin nga të ndaluarat ekskluzivisht për shkak të urdhrit të Mirëbërësit. Po qka ka lidhje shikimi tani me mësimin. Ka, sepse me uljen e shikimit do të fitosh njërën prej shumë dobive të kësaj vepre – mprehtësinë e trurit.
Përkujtim: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre … ” ( Nur: 30-31)

8. Konsultimet. 
Atëherë kur nuk dinë, konsultohu me prof./asistentët. Nëse paraqitet nevoja, shko te të gjithë në konsultime, mos u turpero. Konsultohu edhe me Google-in e me Youtube-in.

Një shkrim tjetër i dobishëm  RËNDËSIA E ATIJ QË E DONË!!

9. Koncentrimi. 
Para provimeve mos u merr me aktivitete fizike ( vrapim – ecje të shpejtë) dhe kryeji nevojat fiziologjike para se të hysh në provim. Ushqim: hurma, rrush të that dhe pemë. Në provim injoro gjithkënd dhe gjithçka.

10. Jo mashtrimit. 
Mos mashtro gjatë provimeve. Beso, të kthehet bumerang. Në qoftë se mendon se nuk të dëmton në këtë jetë, atëherë mendoje veten para Madhërisë së All-llahut në atë ditë të madhe, se si do të përgjigjesh kur do të mer në pyetje për këtë gjë.

11. Koha. 
Vlerëso çdo minutë. Mos thuaj ka kohë, pasi e verteta eshte se nuk ka kohë. Shfrytëzo mëngjesin, (pas namazit të sabahut) kohën më të qetë të ditës. Në këtë kohë mëson më shpejt, por është mësim më afatshkurtër se mësimi që bëhet pasdite (pas namazit të ikindisë). “Ashtu siç koha kalon”, “Kur gjethet bien” .. le të jenë pjesë e të kaluarës.

12. Udhëtimi shtëpi – fakultet. 
Kjo është një kohë e zbrazët (e madhe për ata që udhëtojnë nga larg) të cilën mund ta shfrytëzojmë për ti ngritur gradat tona. Mbushe këtë kohë duke: lagur gjuhën tënde me përmendjen e të Gjallit dhe të Përjetshmit, duke medituar rreth jetës, krijimit të tokës dhe qiellit, ndrimit të natës dhe të ditës, rreth krijesave të ndryshme, kafshëve, insekteve, rreth njeriut, trupit tënd.. ose mund të lexosh nga librat e vegjël ajete të Kur’anit famëmadh (duhet cekur se është turp i madh për një student bashkekohor mos ta ketë lexuar librin që ka kaluar gjitha barierat e edhe provimin më të madh: kohën. Dhe jo të ndalemi vetëm me lexim, ti meditojmë, të mendojmë rreth ajeteve dhe urtësive që mund ti nxjerim nga to).

13. Kënaqësia.
Mundohu të arrish në atë nivel që të dashurohesh me mësimin. Në të njejtën kohë do të mësosh dhe do të kënaqesh.

14. Gjumi. 
Element shumë i rrëndësishëm që ndikon në mendimet, meditimin, komunikimin, përcaktimin.. Pagjumëia shkakton zvogëlimin e aftësisë së trurit të transmetoj informata nga memoria afatshkurtër në atë afatgjatë. Në qoftë se ke mundësi, gjysmë orëshi i mesditës (rreth namazit të drekës) është mjaft i dobishëm për të fjetur.
(Për më tepër lexo “Trajtesa të zgjedhura islame dhe shkencore III” nga Ali Iljazi, fq. 383-388)

15. Energjia. 
Mos harro asnjëherë të “mbushësh bateritë”, edhe ate 5 herë në ditë. Mbaji lidhjet me Krijuesin.“E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut).” (Inshirah 7).Përqëndrohu në lidhje (lexo “Lidhja”)

16. Gatishmëria për të ndihmuar. 
Mos hezito për të ndihmuar dikë që ka nevojë për shpjegimet, diturinë tënde (vërejtje: jo gjatë provimeve J )

17. Duaja para mësimit. 
Arabisht: “All-llahume infaani bima alemteni, ue alimni ma jenfauni. All-llahum inni es-eluke fe hamel nebijen ue hifthal murselin al mukarabin. All-llahume ijel-lisane amiran bi dhikrike ue kalbi bi hashjetik. In-neke ala tesheu kadir ue ente hasbunAll-llahu ue niamel uekil”
Shqip: “O All-llahu im më bën të dobishme atë që kam mësuar, dhe më mëso atë që është e dobishme për mua. O All-llahu im unë kërkoj prej teje të kuptuarit e pejgamberëve dhe memorien e të afërmve/dashurve të tu. O All-llahu im më mbush gjuhën time me përmendjen tënde dhe zemrën time me devotshmëri. Më mjafton All-llahu, sa Mbrojtës i mirë që është”

18. Mbështetja.
Pasi të punosh dhe pregaditësh në mënyrën më të mirë të mundur, rradhën e ka përsëri zemra yte të del në skenë. Në këto rrethana, ajo duhet që plotësisht të jetë e qetë, e mbështetur dhe e bindur fuqishëm në ndihmën e Zotit. Një posedues i një zemre të mbështetur në Sunduesin absolut gjithmonë do të jetë i suksesshëm. Lutjet para provimit (vështirësisë) por edhe gjatë saj, janë më të sinqertat. Të këshilloj mos ti harosh ato./mjeksiaislame/

Perktheu dhe pershtati: Suad Salihu

Tags:

Categories

Archives