Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e urren Google Shqipërinë?

A e urren Google Shqipërinë?

Udhëheqësi i “webspam” team i kompanisë Google, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu kanë drejtuar atij (që bëhen kryesisht nga vizitorët në lidhje me Google), ka zgjedhur atë të Dardan Haskut nga Kosova, një pyetje që ka të bëj me “injorimin” që po i bën Google Shqipërisë.

google

“Përse Google nuk e mbështet Shqipërinë fare? Nuk ka Places, google.al, nuk është avancuar, gjuha shqipe nuk suportohet në adsense, asnjë faqe e vetme shqiptare nuk është në Google News etj. A do të thotë që Google e urren Shqipërinë?” ishte pyetja e tij.

Matt Cuts në videon e tij ndër të tjera u përgjigj: “Ne nuk e urrejmë Shqipërinë fare. Jo. Ne e duam Shqipërinë. Pikë.”

Pastaj ai përmend disa përparime që janë bërë për Shqipërinë, përfshirë edhe logon që e vendosi Google për 100 vjetorin e pavarsisë, ndërsa theksoi që Google po punon shumë që të avancojë më shumë mbështetjen për Shqipërinë. /presheva/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Samsung Galaxy S4 në 6 modele

Categories

Archives