Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Turqia: Pse jo deputete me shami?

Turqia: Pse jo deputete me shami?

Ajnur Bajram, kandidate për deputete në vitin 2011

artikuj

Zëvendës kryeministri turk Bulent Arinç tha se në qoftë se arrihet një konsensus i përbashkët politik, atëherë shamitë do të lejohen në parlamentin turk para zgjedhjeve të vitit 2015.

Duke folur në një kanal televiziv kombëtar, Arinç i përgjigjur pyetjes “A do të ketë një anëtare të parlamentit me shami në vitin 2015?”,

Arinç u përgjigj duke thënë: “Nëse do të ketë kandidate me shami, dhe në qoftë se ajo do zgjedhet si anëtare e parlamentit, atëherë, pse jo, do të ketë një deputete me shami. ”

Arinç më tej u shpreh se ende ka nevojë për një konsensus, por edhe për një rregullore që do të lejojë kandidatet gra me shami islame që të kandidojnë dhe të kenë mundësi të zgjidhen si anëtare të parlamentit. Por ai theksoi se ende nuk ka një unitet të plotë mbi këtë temë.”

“Lejimi i shamive në institucionet publike do të mundësohet shumë shpejt me rregulloret e ardhshme,” shtoi Arinç.

Duke iu adresuar opozitës, veçanërisht Partisë Popullore Republikane (CHP), Arinç tha: “Nëse ata thonë gjithashtu “pse jo”, nuk ka asnjë parim kushtetues që ta ndaloj shaminë. ”

Arinç shtoi se ende ekzistojnë rregullore dhe referenca në disa vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilat mund të ndryshohen.

“Ne nuk kemi nevojë të presim deri në vitin 2015 që ta bëjmë të mundur kandidimin e lirshëm të grave me shami”, deklaroi Arinç.

Viteve të fundit në Turqi është bërë “revolucion” mbi lejimin e bartjes së mbulesës islame, përderisa më para femrat me mbulesë nuk lejoheshin të ndiqnin mësimet bazike, e as ato universitare. Kohët e fundit janë krijuar rregullore që lejojnë ushtrimin e cilitdo profesion me mbulesë islame, gjë e cila nuk ishte lejuar deri tani.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Siri, shpërthen poliomeliti

/mesazhi/

Categories

Archives