Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Turqia: Jemi gati për veprim kundër regjimit sirian


Turqia: Jemi gati për veprim kundër regjimit sirian


Turqia do të bashkohet me cilindo koalicion ndërkombëtar kundër regjimit sirian të Bashar al Asad , madje edhe në qoftë se nuk arrihet konsensus i plotë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Këto deklarata i bëri të hënën Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu.

turqia

“Ne gjithmonë e kemi si prioritet bashkëveprimin me komunitetin ndërkombëtar, dhe synojmë koordinimin e tyre me vendimet e OKB-së. Në qoftë se nuk arrihet ndonjë vendim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, atëherë alternativa të tjera do të vijnë në rendin e ditës,” tha Davutoglu, në një intervistë për të përditëshmen turke Milliyet.

Aktualisht 36-37 vende janë duke diskutuar alternativën e intervenimit ushtarak. Nëse formohet një koalicion kundër regjimit sirian, Turqia veçse ka njoftuar zyrtarisht se do të marrë vendin e saj në këtë koalicion. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Abrogjinët e Australisë po i kthehen Islamit

Categories

Archives