Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Turqia, diplomaci sekrete për ta takuar Mursin

Turqia, diplomaci sekrete për ta takuar Mursin

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha të mërkurën se Turqia po kryen diplomaci “sekrete” me Egjiptin për të takuar presidentin e burgosur Muhamed Mursi.

davotuglu

“Nëse politika efektive dhe aktive është të bisedojmë me administratën e tanishme, por pa folur për Mursin, ne nuk do ta bëjmë këtë. Por në qoftë se politika aktive e jashtme është që të përdorim diplomacinë sekrete, atëherë ne tani për tani po e kryejmë atë,” tha Davutoglu tha në një intervistë televizive .

Ai hodhi poshtë akuzat se Turqia ka marrë anën e Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit, duke thënë se “ajo që ka rëndësi nuk është Vëllazëria myslimane, por ekzistenca e një administrate legjitime në Egjipt.”

Lidhur me ndërmjetësimin turk për të zgjidhur krizën në Egjipt, Davutoglu tha se “në mungesë të kontaktit në mes të palëve, ndërmjetësimi nuk është i mundur.”

Ai shtoi se Turqia kishte punuar ditë e natë për të bindur të gjithë ministrant e jashtëm në botë për të lëvizur në veprim.

“Nëse ne do ta ndalim tani, Egjipti do të dëshmojë më shumë vdekje sesa Siria,” tha ai.

I pyetur në lidhje me lirimin e menjëhershëm të Hosni Mubarak, Davutoglu tha: “Me Mursin nën arrest, lirimi i Husni Mubarak do ta kthejë procesin mbrapa.”

Inteligjenca turke ishte takuar me Mursin

Davutoglu shtoi gjithashtu se dhjetë ditë para trazirave të 30 qershorit, kryeministri Rexhep Tajip Erdogan kishte dërguar shefin e inteligjencës turke Hakan Fidan që të takohet me Mursin lidhur me trazirat.

Sulmi kimik në Siri

Duke u përgjigjur një pyetjeje në lidhje me qëndrimin e Turqisë mbi akuzat e përdorimit të armëve kimike në Siri, Davutoglu tha se ai bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për të lejuar hetim efektiv dhe të papenguar rreth përdorimit të armëve kimike.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mursi – gjykatësit: Unë jam president

Ai tha se i kishte kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të takohet për të diskutuar sulmet.

“Turqia do të përgjigjen në mënyrën më të ashpër ndaj grupeve që kanë kryer masakrën,” tha Davutoglu, duke iu referuar sulmit të djeshëm që la 1300 viktima. /mesazhi/

Categories

Archives