Monday, 22/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Turqia dhe BE nënshkruajnë marrëveshje mbi udhëtimin pa viza


Turqia dhe BE nënshkruajnë marrëveshje mbi udhëtimin pa viza


turqia

Turqia dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një marrëveshje me qeveritë e vendeve të BE-së për të kthyer mbrapsht emigrantët e paligjshëm që kalojnë në Evropë nga Turqia. Kjo marrëveshje shënon një lëvizje të theksuar të marrëdhënieve midis Ankarasë dhe bllokut 28-anëtarësh të Bashkimit Evropian.

Në një ceremoni të zhvilluar në Ankara, Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu dhe Komisionerja e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom, nënshkruan poashtu një marrëveshje që të fillohen bisedimet për heqjen e vizave për turqit që vizitojnë Evropën.

Turqia, një kandidat për anëtarësim në BE, është urë kaluese për emigracionin e paligjshëm në Europë nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Bisedimet mbi marrëveshjen për të kthyer mbrapsht emigrantët e paligjshëm ishin bllokuar prej vitesh, kryesisht për shkak të mosbesimit turk mbi gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar regjimin e vizave.

Turqia filloi bisedimet për t’u bashkuar me BE-në në vitin 2005, 18 vjet pas aplikimit. Por një seri pengesash politike, veçanërisht mbi ishullin e ndarë të Qipros, si dhe rezistenca e Francës dhe Gjermanisë kundër anëtarësimit të saj në BE, kanë ngadalësuar përparimin. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çdo ditë nga 60 kinezë pranojnë Islamin

Categories

Archives