Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Turqia dhe Arabia Saudite bien dakord mbi Sirinë dhe Egjiptin


Turqia dhe Arabia Saudite bien dakord mbi Sirinë dhe Egjiptin


Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu u takua me homologun e tij në Arabi Saudite, Saud bin Faisal Bin Abdulaziz Al Saud në Xhide.

turqia arabia

Duke folur për Anadolu Agency, Davutoglu deklaroi se gjatë takimit ata kishin adresuar çështjet rajonale, kryesisht lidhur me ngjarjet e fundit në Siri.

Davutoglu tha se, “Ne kemi një perspektivë të përbashkët rreth sulmit kimik dhe zhvillimeve të tjera në Siri, dhe se të dy vendet kanë vendosur që të bashkohen me përpjekjet për të gjetur zgjidhje për krizën që shkaktoi një tragjedi njerëzore.”

Ai shtoi se të dy vendet do të ngrenë nivelin e tyre të bisedimeve rreth Sirisë.

Davutoglu tha se Egjipti ishte gjithashtu midis çështjeve që u diskutuan në tryezë.

“Edhe pse ndryshojnë bindjet tona në lidhje me zhvillimet në Egjipt, dallimet nuk janë pengesë për të dhënë një kontribut të përbashkët për zgjidhjen e krizës,” përfundoi Davutoglu.

Turqia është ndër të paktat vende në botë që mbështetën presidentin e rrëzuar demokratik të Egjiptit, dhe nuk liderët e saj nuk nguruan që brenda pak orësh, rrëzimin e tij ta konsiderojnë si grusht shteti. Ndërsa Arabia Saudite ka mbështetur largimin e presidentit të parë demokratik, duke hyrë kështu në listën e vendeve që përshëndetën grushtin ushtarak, listë në të cilën hyn edhe Izraeli. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Rrëzimi i kishës ortodokse - Dr. Shefqet Krasniqi

Categories

Archives