Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Turqi: Ministria e Arsimit lejon bartjen e shamisë për punonjëset e arsimit

Turqi: Ministria e Arsimit lejon bartjen e shamisë për punonjëset e arsimit

 

Ministria e Arsimit bëri të ditur se do t’u mundësohet mësueseve të larguar për shkak të shamisë, që t’u rikthehen profesionit të tyre në ato vende që kanë qenë duke shërbyer më parë.

(u130u)mesuese me shami

Turqi. – Pas grush tshtetit të 28 shkurtit 1997, në Turqi ishte ndaluar bartja e shamisë për punonjëset e arsimit dhe nënpunëset tjera të shtetit. Në vendimin e fundit të marrë nga Ministria e Arsimit u lejohet mësueseve të japin mësim duke qenë me shami.

Nga grushtshteti i vitit 1997, shumë mësuese dhe punonjëse tjera në fushat e arsimit kishin rënë viktimë e diskriminimit dhe masave tjera diciplinore, ku një pjesë e madhe e tyre ishin detyruar t’i jepnin fund profesionit të tyre. Gjithashtu Ministria e Arsimit bëri të ditur se do t’u mundësohet mësueseve të larguar t’u rikthehen profesionit të tyre në ato vende që kanë qenë duke shërbyer.  Për të gjithë ato mësuese që dëshirojnë t’i kthehen vendeve të tyre të punës, do të ketë lehtësi për kyçje në rrjedhat arsimore. Me këtë vendim të fundit të ministrisë, është hapur pëlotësisht rruga për të gjitha mësueset që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e tyre duke qenë me shami.

Marrë nga: Dünya Bülteni

Categories

Archives