Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Turqi, jetësohet projekti madhor infrastrukturor


Turqi, jetësohet projekti madhor infrastrukturor


Projekti Marmaray që do të bashkojë Azinë dhe Evropën me anë të Grykës së Bosforit filloi udhëtimet provë.

turqia projekti infrastrukturor

Testimet që do të vazhdojnë për një muaj me radhë, sot do të realizohen me pjesëmarrjen e Kryeministrit.

Marmaraj, e cila do të transportojë mesatarisht 1 milionë e 200 mijë pasagjerë në ditë, pritet të fillojë të funksionojë me datën 29 Tetor, Ditën e Themelimit të Republikës së Turqisë.

Projekti i këtij shekulli, do të fillojë testimin sot me pjesëmarrjen e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan.

Projekti që ka cilësinë e tunelit më të thellë nën det është edhe tuneli i parë që do të lidhë Azinë me Evropën.

Ky projekti ka është një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës së transportit dhe ka gjatësi prej 75km.

Një skaj i tij do të jetë nga ana Hallkallë e Stambollit dhe tjetri në Gebze.

Distanca 185 minuta me anë të tunelit do të zbresë në 105 minuta kohen e kalimit nga njëra anë në tjetrën.

Në sajë të Projektit Marmaraj edhe transporti nga Ura e Bosforit dhe e Fatih Sulltan Mehmetit do të lehtësohet.

Çelja e linjës Marmaraj do të bëhet në kuadër të 90-Vjetorit të Themelimit të Republikës së Turqisë me datën 29 Tetor 2013 nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Amsterdami ndalon alkoolin në hapësirat publike

Categories

Archives