Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Turqi: Inaugurohet tuneli nënujor në Bosfor


Turqi: Inaugurohet tuneli nënujor në Bosfor


Një tunel nënujor hekurudhor në Ngushticën e Bosforit do të hapet sot në Turqi, duke krijuar një lidhje ndërmjet brigjeve europiane dhe aziatike të Stambollit.

turqi

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan e ka promovuar me vite të tëra projektin inxhinierik nënujor, i cili së pari është përmendur nga njëri prej sulltanëve osmanë në vitin 1860.
Punët për ndërtimin e tunelit kanë nisur në vitin 2004, mirëpo përfundimi i tij është vonuar nga zbulimet arkeologjike.
Ndërtimin e tunelit e ka ndihmuar edhe Japonia me 1 miliardë dollar, kundrejt kostos së përgjithshme të tunelit prej 4 miliardë dollarësh. Tuneli u përballon edhe tërmeteve.
Sipas BBC, tashmë që tuneli është përfunduar, ka gjasë që qeveria turke ta përdor atë si një rrugë të rëndësishme tregtare që do të zgjerohet nga Kina e deri në Europën perëndimore.
Kritikët e Erdoganit, që më parë ka qenë kryebashkiak i Stambollit, e shohin tunelin si pjesë të projtekeve të tij gjigante ndërtimore në qytet.
Në kuadër të këtyre projekteve bëjnë pjesë edhe ndërtimi i një aeroporti të tretë, një kanali paralel dhe një ure të tretë, ndërsa këto nga kritikët shihen si ambicie ‘faraonike’ të Erdoganit../kohaislame/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Arabia Saudite: do të kompensojmë çdo reduktim të ndihmave për Egjiptin

Categories

Archives