Tuesday, 24/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Turqi, deputete me shami në Parlament

Turqi, deputete me shami në Parlament

deputete

Turqi

Tri deputete femra nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit(AK) do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit turk më 31 tetor. Veçantia e tyre është se ato janë të mbuluara. Ligji i ri i cili ndalon diskriminimin e grave me shami ka bërë të mundur që deputetet të hyjnë në Asamble, përderisa këtë e kanë pasur të pamundur deri më tani.

Një gjë e këtillë shkaktoi tension ndërmjet partisë AK dhe Partisë Popullore Republikane (CHP).

Deputetet Sevde Beyazit, Gulay Samanci dhe Nurcan Darbulak vendosën për të hyrë në parlamentin turk dy javë më parë, duke ngjallur sërish diskutimet mbi çështjen e shamive. Ky debat u kujtoi turqve ish deputeten Merve Kavakci, e cila ishte dëbuar nga Parlamenti dhe ka humbur vendin e saj të punës në vitin 1999 – pasi u paraqit me shami në një nga mbledhjet e parlamentit.

Partia AK mbështet vendimin e deputetëve për mbulesë, megjithatë, partia kryesore opozitare CHP është rreptësisht kundër idesë. Megjithatë partitë e tjera të opozitës nuk e kundërshtojnë atë.

Deputetet kanë vendosur të marrin pjesë në Parlament duke mbajtur shaminë, dhe theksuan se tashmë kanë vendosur të ndjekin shtegtimin e tyre drejt politikës.

Çështja e shamisë ka qenë në axhendën e politikës turke për më shumë se tri dekada që kur ajo u ndalua në universitetet turke në vitin 1984. Që atëherë shumë përpjekje për të shfuqizuar ndalimin e mbajtjes së shamisë në institucionet shtetërore dhe universitete kishin dështuar. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Erdogan: Partia ime do të ketë kandidate me shami

Categories

Archives