Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Turpëron veten me paditurinë e saj: “Nuk e kundërshtoj Islamin si shtet”!?


Turpëron veten me paditurinë e saj: “Nuk e kundërshtoj Islamin si shtet”!?


Intervistë skandaloze e politikanes australiane Stephanie Banister, anëtare e partisë së krahut të djathtë nacionalist, One Nation (Një Komb).

parlamenti australian

Me paditurinë e saj, ajo e ka turpëruar veten gjatë intervistës për televizionin Channel Seven, transmeton Telegrafi.

27-vjeçarja Banister, kandidate për zgjedhjet parlamentare, në intervistë tha: “Nuk kam asgjë kundër Islamit si shtet, por mendoj se ligjet e tyre nuk duhet të aplikohen këtu në Australi”!

Ajo po ashtu tha se “vetëm dy për qind e australianëve e ndjekin haramin”, në vend se të thoshte Kuranin. Ndërsa, dihet, për besimtarët myslimanë harami është diçka e ndaluar ose e paligjshme.

Banister tha se do ta “ndalonte edhe ushqimin hallall”. Por, e pyetur se pse duhet atëherë të konsumohet ushqimi kosher nga hebrenjtë, ajo tha se “ata nuk janë nën haram” dhe se “ata e kanë fenë e tyre që ndjek Jezu Krishtin”!

As në politikën e brendshme kjo politikane nuk tha asgjë më të zgjuar. Kur e pyetën se çfarë mendonte për programin qeveritar të partisë laburistë, se si duhet të rregullohet ndihma për personat me aftësi të kufizuara, Banister tha se “beson se programi edhe tash funksionon”. Në fakt, programi do të fillojë të zbatohet tek në vitin 2016.

Pas transmetimit të intervistës, Banister tha disa herë e ka korrigjuar veten, por se ato pjesë nuk janë emituar. Ajo tashti thotë se nuk ka menduar se Islami është shtet, por se mendonte për shtetet islamike.

Sa për informim, Banister, apo “Sarah Palin e Re” u arrestua kohët e fundit derisa në dyqan në produkte vendoste afishet me përmbajtjen: “Produktet hallall e financojnë terrorizmin”! Sarah Palin ishte guvernatore e Alaskës dhe kandidate republikane për zëvendëskryetare në zgjedhjet e vitit 2008 në SHBA, e njohur për seri të gafeve, si ajo se Koreja e Veriut është aleate e SHBA-ve, se Afganistani dhe SHBA-të janë shtete fqinje, apo se New Hampshire është në veriperëndim të Amerikës (është në verilindje).

Një shkrim tjetër i dobishëm  'Sweetie', fëmija virtual që 'peshkoi' pedofilët

Categories

Archives