Sunday, 18/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tulsi – (Ocimum Tenuiflorum) dhe vetitë shëruese



Tulsi – (Ocimum Tenuiflorum) dhe vetitë shëruese

tulsi1Tulsi apo borziloku është një simbol i rëndësishëm në traditën indiane. Ai është gjithashtu një bimë medicinale që shërben për shumë probleme. Ja pëfitimet që kemi nga kjo bimë:

1. Fuqi shëruese: Bima e tulsit ka shumë veti medicinale. Gjethet e tij qetësojnë nervat forcojnë kujtesën.

Po ashtu kjo bimë forcon shëndetin e stomakut.
2. Kundër etheve dhe gripit: Gjethet e borzikokut janë shumë të mira për të luftuar gripin apo ethet. Gjatë ditëve me të ftohta ju nevojitet pikërisht një çaj me gjethe tulsi për të larguar çdo ftohje. Në rastet kur keni ethe apo ftohje akute këshillohet pirja e tulsit me cardamom në gjysmë litri ujë, duke e miksuar me majlt dhe pak qumësht. Tek fëmijët e vegjël çaji i tulsit ul ndjeshëm temperaturën e lartë.

3. Kundër kollës: Tulsi është pejsë e rëndësishme e shurupëve kundër kollës. Ai gjithashtu ndihmon kundër problemeve me bronshitin dhe astmën. Po të përtypni disa gjethe tulsi mund të cliroheni nga gripi.

4. Probleme me fytin: Zieni ujin me disa gjethe borziloku dhe bëni gargarë. Do të shihni që pas disa herësh simptomat do të lehtësohen

5. Çrregullime me frymëmarrjen: Kjo është një bimë ideale për të gjitha çrregullimet me frymëmarrjen, pak gjethe me mjalt dhe xhenxhefil janë një kurë shumë efektive kundër bronshitit, astmës dhe të ftohtit. Gjithashtu ai lufton dhe ankthin.

6. Gurët në veshka: Borziloku ka shumë efekt të mirë kundër problemeve me veshkat. Në rast se keni gurë në veshka çaji i borzilokut me mjalt, nëse konsumohet për 6 muaj do të shkrijë gurin duke e nxjerrë atë jashtë.

7. Çrregullime me zemrën: Borziloku ka gjithashtu ndikim shumë pozitiv kundër problemeve kardiovaskulare. Ai gjithashtu redukton kolesterolin në gjak.

8. Diarrhenë dhe të perzierat tek fëmijët: Çaji me borzilok eviton problemet me të ftohtin, diarrenë dhe të përzierat.

9. Stresin: Gjethet e borzilokut  konsiderohen si një mënyrë e mirë kundër stresit. Studimet e fundit kanë treguar se gjethet ofrojnë mbrojtje të madhe kundër stresit. Nëse konsumoni 12 gjethe borziloku në ditë mund të parandaloni stresin. Ju pastron gjakun dhe parandalon të ftohtin.

10. Infeksionet në gojë: Gjethet janë tepër efektive kundër ulcerës dhe infeksioneve të gojës. Nëse konsumoni disa gjethe mund ta trjtoni këtë problem..

11. Pickimi nga insektet: Kjo bimë është një profilaktik që trajton pickimet nga insektet. Një lugë gjelle me çaj borzilogu vendoseni tek zona e pickuar dhe përsëriteni për disa orë.

12. Çrregullimet me lëkurën: Nëse përdorni lëng borziloku në lëkurën me probleme do të shihni që shumë shpejt ato do të zhduken.





13. Probleme me dhëmbët: Tulsi ndihmon mrekullisht për problemet me dhëmbët, i mban ato të shëndetshëm, eviton erëne keqe të gojës dhe mban të shëndetshëm mishin e dhëmbëve.

14. Dhimbjet e kokës: Borziloku lufton dhimbjen e kokës.

15. Çrregullime me sytë: Lëngu i borzilokut është një kurë e mirë kundër lodhjes së syve dhe problemeve të tjera që shkaktohen kryesisht nga mungesa e vitaminës A. Hidhni dy pika në sy përpara se të shkoni për të fjetur.

Borziloku shpesh duket si një gjethe mente, me të cilën është u afërt. Gjethet e tij me aromë të fortë përdoren zakonisht si një shtesë në ushqimet e ndryshme. Megjithatë, borziloku fsheh fuqi shëruese. Ne vijim ju sjellim tregimin për këtë erëz mbretërore.

Rreth borzilokut

Me borzilokun lidhen shumë legjenda dhe tregime, ja disa prej tyre:

Në indi, borziloku pas lotusit është bima më e shtrenjtë, dhe besohet se e mbron shpirtin prandaj edhe përdoret në meditim. Indianët e vënë borzilokun në gjoksin e të vdekurve për t’i mbrojtur ata nga shpirtat e këqij ndërsa kalojnë midis dy jetëve.

Egjiptianët e përdornin atë për balsamim. Ai përdoret në Ajurveda për problemet e frymëmarrjes si kronkiti, kollitjet, ftohjet si dhe për problemet e tretjes. Mjekët e Ajurvedës besojnë se borziloku ofron mbrojtje hyjnore, se shëron në nivelin fizik dhe atë shpirtëror, si dhe forcon sistemin imunitar dhe “energjinë jetësore”. Borziloku është një simbol i dashurisë në Itali prandaj gratë italiane e bartin atë për t’i tërhequr vardisësit.
Të gjitha përfitimet e borzilokut

Në mjekësinë popullore ai përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, kokëdhimbjes dhe disponimit depresiv, ndërsa çaji nga gjethet përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit ndërsa çaji nga gjethet përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit ndërsa çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese. Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për ta zbutur lëkurën. Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit.

Çaji nga borziloku përgatitet ashtu që gjethet e thata të borzilokut zhyten në ujë të vluar dhe lihen të qëndrojnë në një enë të mbuluar deri në dhjet minuta. Atë mund ta konsumoni çdo ditë, por pas çdo tetë ditësh duhet të bëni pushim prej 14 ditësh. Tek inflamacioni i mishit të dhëmbëve dhe inflamacioni i gojës, çaji i borzilokut preferohet për shpëlarje të gojës.

Borziloku vepron në nivelin emocional, prandaj njerëzit e zymtë dhe apatik i relakson dhe i bën më të gëzueshëm.

Mbillni borzilok dhe kënaquni me aromën.