Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tuberkulozi

Tuberkulozi
tuberkulozi
Tuberkulozi
Shkaktohet nga mykobakteri tuberkulozis (mycobacterium tuberculosis) zakonisht prek mushkerite dhe pa trajtim mund te rezultoje fatal. Megjithese ka renie te rasteve te raportuara dhe ulje te numrit te semureve qe ne 1992, mjeksia e trajton seriozisht.
Ne SHBA, ne vitin 2011 solli 10.528 vdekje. Ne vendet ne zhvillim, tuberkulozi akoma ngelet nje problem madhor. Sipas OBSH-se, ne 2011 jane raportuar 8.700.000 raste, nga te cilat 1.400.000 perfunduan ne fatalitete.
Transmetimi. Zakonisht merret nga te tjeret. Kur i inhalojme mikrobet sistemi imun i shkaterron, por ato mund te shkaktojne semundje jave e muaj me vone. Tuberkulozi – TB mund te rrije dormant ne trup e te zhvillohet vite me pas. Kjo ndodh ne rastet kur keni semundje te tjera dhe trupi eshte i lodhur, a me sistem imun te dobesuar. Vaksina e TB qe quhet BCG, s’jep mbrojtje absolute por e ndihmon shume trupin qe ta luftoje semundjen. Vaksinimi zgjat ~15 vite, e behet vetem nje here.
Simptomat e TB Zakonisht prek mushkrite dhe gjendrat limfatike por mund te ndikoje cdo pjese te trupit. Me e hasura eshte kolla, ne raste shoqerohet me sputum (peshtyma flegmatike) qe mund te kete njolla gjaku. Mund te shoqerohet me dhimbje gjoksi, djersitje gjate nates, humbje ne peshe dhe mungese oreksi.
Ne rastet qe prek gjendrat limfatike, ato mund te dalin ne qafe. Mjafton nje grafi (rrezet X) per te vene diagnozen dhe nje analize e specimenit te flegmes. Po ashtu behen analiza gjaku e ne lekure, e quajtur prova-Mantu. (Mantoux)
Tuberkulozi – TB
Mund qe nje person me TB, te infektoje te tjeret? Po, nese keni shume mikrobe TB ne flegme. Mjeksia kete e quan “ TB te hapur ose “sputum pozitiv” Ne keto raste mbuloni doren me goje dhe lani mire ato, ose shamite me nje perdorim te hidhen me kujdes ne vendin e caktuar. Sapo te filloni trajtim mjeksor ju nuk jeni me “burim infeksioni” dhe pas 2 javesh s’ka me rrezik per te tjeret.
Nese mikrobet e TB tuaj nuk shihen ne sputum or kur prek gjendrat limfatike, nuk jeni rrezik per infeksion ndaj te tjereve. Zakonisht familjaret apo koleget e punes, kalojne ne kontrol mjeksor por shume rralle gjindet se dikush nga ta ka mare TB.
* Nese prova Mantu rezulton negative, ju nuk jeni infektuar dhe do ju ofrohet vaksina BCG
* Nese prova Mantu eshte pozitive, keni bere Vaksinen me pare a jeni infektuar me TB gjate jetes.
Mjekimi TB, shpesh nuk ka nevoje per mjekim por individi i prekur do kaloje ne kontrolle te here-pas-hershme. Ne disa raste jepet nje kure e thjeshte me ilace anti-TB. Tabletat e kurojne plotesisht semundjen, merren perdite ose 3x ne jave, per 6-9 muaj. Shumica e pacienteve trajtohen ne shtepi por disa prej tyre mund te hospitalizohen per javen e pare, a dicka me teper. Kur dikush po mjekohet ne shtepi, s’ka nevoje per kufizime speciale, si “luge, pjata a gota te vecanta” As nuk duhet diet e vecante, por ushqimi ka rendesi sepse ndihmon kurimin me te shpejte.
Pasi fillon mjekimi, shume paciente vene re se oreksi i tyre permiresohet. Ka rendesi te merret mjekimi sipas udhezimeve, TB kurohet plotesisht por vetem nese i merrni ilacet me rregull dhe gjate te gjithe kursit. Mos ndaloni sepse ndiheni mire apo me mire, vetem kur ju thote mjeku. TB mund te jete rezistent ndaj trajtimit tjeret, nese ndaloni te parin.
Efektet anesore te barnave anti-TB
• Nje nga tabletat mund ta ktheje urinen ne ngjyre portokalli-ne-te-kuqe.
• Mund te ‘cngjyrose lentet e kontaktit
• Nese ju fillon “verdheza” (ngjyre e verdhe rreth syve dhe ne lekure) skuqje, kruarje, marrje mendsh etj konsultohuni me mjekun.
• TB ka disa tableta qe ulin efektin e pilulave kunder-shtatzanise, pyesni mjekun per metoda te tjera kontraceptive derisa te mbaroni kuren per TB.
Sa zgjat trajtimi? Varet por shkon 6-9 muaj, ne raste te rralla dhe 18 muaj. Shumicen e rasteve TB eshte shume “i bute” sa njerezit nuk e lene punen, te tjeret pushojne per aq kohe sa nuk jane infektive dhe ndihen me mire per aktivitete normale. Ju do mbani kontakte te ngushta me spitalin derisa te mbaroje kura, ndoshta dhe pak me gjate. Ne fillim mund te vizitoheni cdo 3-4 jave, me pas rrallohet frekuenca. Ne disa spitale ju kerkojne dhe per vizita 1-2 here ne vit, deri ne dy vite pas trajtimit.
Ne Shqiperi pioneri qe ngriti luften ndaj tuberkulozit ne rang kombetar me fushata sensibilizimi & tranjim personeli, trajtim sistemik & ne nivel shkencor; duke arritur rezultate optimale per gati 50 vite; eshte profesori yne i nderuar i Pneumologjise, Dr. Ndroqi. Ne nje shkrim nga i biri, Dr. Zamir Ndroqi, mund te ndiqni, studimet, perpjekjet, punen dhe jeten e Profesorit. Kap 9 – fq 117. ne 9.6 Shefqet Ndroqi
Burimi : Doctor Besi Medical Information
Një shkrim tjetër i dobishëm  Cilët janë shkaktarët e Epilepsisë?

Categories

Archives