Monday, 16/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

T’u tregojmë atyre se me gënjeshtër vetëm sa rritet gabimi e nuk përmirësohet



T’u tregojmë atyre se me gënjeshtër vetëm sa rritet gabimi e nuk përmirësohet

Tregimi 3
T’u tregojmë atyre se me gënjeshtër vetëm sa rritet gabimi e nuk përmirësohet

“Me të vërtetë gënjeshtra të çon në punë të këqia e punët e këqia të çojnë në zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë derisa të regjistrohet tek Allahu si gënjeshtar”. (Muhamedi a.s.)

Në një familje, antarët e saj diskutonin për çështjen e së vërtetës dhe gënjeshtrës. Gjatë diskutimit babai u tha: “Për shembull, nëse dikush ka treguar se një shok i tij ka udhëtuar, kjo nënkupton se ai është shumë i sigurt për udhëtimin e atij personi. Megjithatë, nëse nuk do të ishte i sigurt, ai ndoshta do të duhej të thoshte: “Më kanë thënë se ka udhëtuar” ose “Unë mendoj se ai ka udhëtuar.” – Pra ai duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që thotë.”

Njëri prej fëmijëve e pyeti babanë: “Nëse unë them se dikush ka udhëtuar, duke qenë i sigurt se ai ka udhëtuar në momentin që unë e them këtë, mirëpo më vonë e kuptoj se ai nuk ka udhëtuar, a është gënjeshtër?”

Babai u përgjigj: “Jo, kjo nuk është gënjeshtër, për aq kohë sa ju e keni thënë atë që e keni besuar. Megjithatë, fakti se ai nuk ka udhëtuar tregon se ju keni bërë gabim, ose keni marrë informata nga burime jo të besueshme. Për këtë arsye kërkohet nga çdo njeri të verifikojë atë që dëshiron ta thotë para se ta thotë.”
Pastaj djali i vogël e ngriti dorën dhe tha: “Mirëpo, ndonjëherë, nëse nënës ia them të vërtetën, ndoshta ajo do të më rrahë dhe unë frikësohem, kështu unë preferoj ta gënjej në fillim, pastaj më vonë t’ia them të vërtetën.





Nëna qeshi dhe i tha: “Tani e kam zbuluar hilenë tënde, nuk do të mund të më shpëtosh përsëri.”
Më pas arritën në përfundimin se, nëse ndonjëri prej fëmijëve kryen ndonjë vepër të keqe ose bën ndonjë gabim, atij duhet t’i bëhet me dije vepra e tij. Ai pastaj duhet të japë premtimin se nuk do ta bëjë përsëri, dhe, nëse e përserit, ai do të ndëshkohet.

Njëri nga fëmijët tha: “Baba, ne pajtohemi me ndësh-kimin, por jo me rrahje.
Ata të gjithë qeshën. Mirëpo kjo nuk ndryshoi asgjë nga vendimet e tyre”.

● T’i mësojmë fëmijët që të kenë shumë kujdes, të mos thonë fjalë të pavërteta me qëllim ose nga moskujdesi në vërtetimin e informacionit, sepse përveç mëkatit, ashtu e humbin edhe besueshmërinë e tyre tek njerëzit. T’ua shpjegojmë atyre se gënjeshtra nuk është zgjidhje, ajo vetëm krijon probleme ose i rrit ato. Ajo që humb me gënjeshtër është shumë më e madhe se ajo që fiton me të, sepse me të humb besimin, me të merr mëkatin, edhe nëse fiton diçka të vogël aty për aty.
Nga libri
Prindërit_e_Suksesshëm





Categories

Archives