Wednesday, 22/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Truri pastron veten nga toksinat gjatë gjumit

Truri pastron veten nga toksinat gjatë gjumit

Gjumi i bukurisë: nga brenda dhe jashtë;
Gjumi largon toksinat nga truri ynë – bën të ditur një studim i ri.

Dikur shihej si një humbje kohe duke marrë parasysh se kalojmë një të tretën e jetës tonë në gjumë, shkencëtarët janë munduar të kuptojnë shkakun e këtij aktiviteti ose mungesës së tij. Me kalimin e viteve shumë zbulime janë bërë duke u munduar t’I japin gjumit një qëllim.
Studimet atribuojnë gjumin për aktivitete të ndryshme dhe përfitime, duke filluar nga rritja e koncentrimit deri të rregullimi I metabolizmit, lëkura e shëndetshme, në rritjen e vigjilencës dhe sistemit imunitar.
Një studim I ri ka zbuluar një përfitim tjetër, siq e quajnë ata ‘dëshmia e parë eksperimentale direkt në nivelin molekular’ duke thënë se kjo mund të jetë depërtim në zbulimin e qëllimit kryesor të gjumit, që mund ta hedh poshtë fjalën e urtë për gjumin e bukurisë; gjumi I hedh jashtë të gjitha toksinat (helmet) e dëmshme ose prodhimet e metabolizmit që janë krijuar në tru gjatë aktiviteteve ditore.

Të pastrojmë trurin!

Sipas një zbulimi të ri të bërë nga Instituti Kombëtar i crregullimeve dhe sulmeve neurologjike (NINDS), pjesë e Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetsisë (NIH), qelizat në tru, të quajtura qelizat gliale që janë përgjegjëse për të mbajtur gjallë qelizat nervore, tkurren gjatë fjetjes duke rritur hapësirën e ndërmjetme ose boshllëqet në mes neuroneve dhe mundësojnë rrjedhjen e lëngut dhe aktivizimin e trurit për të hedhur jashtë toksinat që ndërtohen gjatë kohës që njeriu është zgjuar.
Maiken Nedergaard, M.D., D.M.Sc., drejtoreshë në Qendrën për translatime neuro-mjeksore, në Universitetin e qendrës mjekësore Rochester në Nju Jork, dhe udhëheqëse e hulumtimit, papritur zbuloi se gjumi bën trurin të pastron veten nga molekulat helmuese të mbledhura gjatë ditës, duke përmendur se dështimi për të pastruar disa proteina toksike mund gjithashtu të luajë rol në crregullimet e trurit, siq është Alzajmer.
Ndonëse rezultatet u panë me teknologji të lartë të imazhit në minjë; truri I njeriut është I ngjajshëm me atë të një miu. Imazhet bënë të ditur se truri çliron veten nga molekulat toksike të akumuluara me një shpejtësi më të madhe se sa kur është zgjuar.
Hulumtuesit zbuluan se gjatë gjumit, tkurrjet e qelizave të trurit rezultojnë në zgjerimin e zonave mes qelizave të trurit për më shumë se 60 për qind, duke bërë kështu të mundur që lëngu cerebrospinal të lëvizë më lirisht se në gjendjen e zakonshme.
Krahasuar rezultatet gjatë gjumit me ‘lëshimin e një rubineti’ Nedergaard thotë, “siq shihet se të flesh është e domosdoshme që ‘pastrimi aktiv prej nënprodukteve të veprimtarisë nervore’ të bëhet. Kjo mund të ofroj një spjegim bindës pse gjumi ka funksion thelbësor restaurues, thotë ajo.

A ju shqetëson kjo gjë?

Sëmundje neurodegjenerative është një term i përgjithshëm për të definuar kushtet e ndryshme që në rradhë të parë ndikojnë në humbjen e funksionit ose vdekjen e neuroneve në trurin e njeriut.
Neuronet mund të konsiderohen si kubet ndërtuese të sistemit nervor. Pasi që neuronet nuk e riprodhojnë apo plotësojnë veten e tyre, ata vdesin duke qenë të dëmtuara. Shembujt e sëmundjeve neurodegenerative përfshijnë atë të Parkinsonit, Alzajmerit dhe Huntingtonit.
Shumica e sëmundjeve neurodegjenerative nuk mund të shërohen dhe mund të jenë kërcënuese për jetën. Këto sëmundje mund ta bëjnë trupin e paaftë, duke rezultuar me humbjen e lëvizjeve të trupit, funksioneve mentale ose të zemrës.
Para një viti, Nedergaard dhe kolegët e saj zbuluan një rrjet që largon ndërtimin e mbeturinave nga truri duke qarkulluar lëngun cerebrospinal në të gjithë indet e trurit dhe duke pastruar cdo toksinë që gjendet në sistemin e qarkullimit të gjakut, e cila pastaj ia dërgon mëlçisë për detoksifikim. Ata e definuan këtë si “Sistemi Glimfatik”.
“Sistemi Glimfatik” heq mbeturinat siq janë proteinat e quajtura Amiloid-beta të cilat mblidhen në pllakëza dhe mund të kuntribojnë në sëmundjet neurodegjenerative si Alzajmeri dhe çmenduria.
Bashkimi I hulumtimit të vitit të kaluar me zbulimin e këtij viti se sistemi I pastrimit është dhjetë herë më aktiv gjatë fjetjes se gjatë qëndrimit zgjuar, sjell shumë konfuzione, përfundime kontradikte: gjumi I pakët mund të shkaktojë akumulim të toksinave apo gjumi I paktë është rezultat I shumës së madhe të toksinave.
Ende nuk dihet nëse gjumi rregullohet nga largimi aktiv apo nga ndërtimi I produkteve të mbeturinave, nëse do të ndryshonim zbulimet e hulumtimit ; për shembull, nëse akumulimi I nënprodukteve metabolike na bën neve më të përgjumur apo largimi aktiv I këtyre toksinave të dëmshme e largon gjumin nga trupi; duke përmirësuar kështu funksionalitetin e neuroneve.
Ndonëse, ky hulumtim ka hapur një rrugë krejtësisht të re të diskutimeve dhe pyetjeve pa përgjigje, ne jemi një hap më afër të njohjës së shkakut pse e kalojmë një të tretën e jetës në gjumë.
Tani për tani, nëse prova aktive është e saktë për njerëzit, Nedergaard është e bindur se i njëjti sistem i largimit të mbeturinave si ai që është te minjtë, do të gjendet në njerëz. Ajo beson se ky zbulim mund të hapë rrugë të reja për mjekësinë që mund të ndihmojë në ngadalësimin e fillimit të cmendurisë të shkaktuar nga ndërtimi nënprodukteve mbetore në tru, dhe t’i ndihmojë ata që nuk flenë mjaftueshëm.

Ndoshta, ne duhet të aftësohemi për të gjetur një mënyrë që t’I pastrojmë mbetjet helmuese pa pasur nevojë për gjumin, kështu kohën e fjetjës do ta shfrytëzojmë për të bërë dicka më produktive!

Nga Anglishtja F.J

Categories

Archives