Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Truri bën dy punë njëherësh, por jo më shumë?


Truri bën dy punë njëherësh, por jo më shumë?


TRURI BËN DY PUNË NJËHERESH, POR JO MË SHUMË !

Një studim i ri tregon se kur njeriu bën dy punë njëherësh, truri bën një ndarje të natyrëshme të punës.

Shumë punë njëherësh sot shikohet si gjë e zakonëshme. Shpesh, njerëzve u kërkohet të bëjnë sa më shumë që të jetë e mundur brenda një periudhe të caktuar kohe dhe kjo i shtyn ata të bëjnë shumë punë njëherësh.

Gjatë një studimi në Francë ekspertët vunë re se kur njerëzit bëjnë dy gjëra në të njëjtën kohë, gjysma e trurit përqëndrohet në një detyrë, ndërsa gjysma tjetër ia kushton veten punës tjetër.Shkencëtarët përdorën Imazhe me Rezonancë Magnetike (MRI) për të vëzhguar veprimtarinë e trurit të pjesmarrësve në studim. Kur personat ishin duke kryer një detyrë, të dy anët e trurit punonin së bashku. Por, kur pjesëmarrësve iu kërkua për të bërë dy gjëra në të njëjtën kohë, aktiviteti i trurit u nda; gjysma u aktivizua për një detyrë, ndërsa gjysma tjetër e trurit merrej me detyrën tjetër.

Në përgjithësi, njerëzit janë në gjendje për të kryer dy detyra në të njëjtën kohë, dhe këtë e bëjnë mirë.

Por kryerja e më shumë se dy punëve në një kohë është më sfiduese e më pak efikase, thuhet në studim./PK/.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  EDUKIMI I RINISË MYSLIMANE PËRBALLË SFIDAVE BASHKËKOHORE

Categories

Archives