Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Trupi yt


Trupi yt


trupi yt

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Po edhe në veten tuaj. A nuk po e shihni?” (Dharijat, 21)

Shumë njerëz e lexojnë këtë ajet pa u thelluar shumë në fjalët kuptimplota që i përmban ai. Duke analizuar me vëmendje këtë ajet dhe duke vështruar vetveten do të gjejmë shumë shenja dhe argumente në veten tonë.

Ndodh që dikush thotë: unë jam zotërues i vetvetes, unë e kontrolloj vetveten dhe bëj çfarë të dua e ç’të më teket. Kjo nuk është e vërtetë, sepse trupi i njeriut është pronë e Allahut të Plotfuqishëm.

A thua mund ta detyrosh të pushojë pak zemrën që rreth pa ndërprerë? Ose nëse ndalet rastësisht, a mund ta bësh të lëvizë përsëri? Si ke guxim të pohosh se e ke nënkontroll dhe ia ke nënshtruar zemrën vullnetit tënd. Kur fle, zemra rreh pa u ndalur.

Po frymëmarrja? A thua ti merr frymë me vullnetin tënd? Duhet ta dish se frymemarrja është një veprim që kryhet instiktivisht 16 herë në minutë, pa dëshirën dhe insistimin tënd. Kur asaj i jepet urdhëri hyjnor për t’u ndalur, atëherë atë nuk mund ta rikthejë kush përsëri.

Allahu i Lartësuar thotë duke na përkujtuar vazhdimisht: “A nuk menduan ata në veten e tyre…” (Rrum,)

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Fjetja ne stomak ,Islami dhe studimi shkencor
Tags:

Categories

Archives