Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tri fazat e foshnjës në mitër

Tri fazat e foshnjës në mitër

Në Kuran është shpallur se njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza.
”… Ai ju krijoi në barkun e nënave tuaja, fazë pas faze, në tri errësira. Ky është Zoti, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti…”(Ez-Zumer 6)

Siç mund të shihet nga ajeti i mësipërm, njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza të veçanta. Me të vërtetë, biologjia bashkëkohore ka zbuluar se zhvillimi embrional i foshnjës realizohet në tre sektorë të veçantë në barkun e nënës. Sot, në të gjitha tekstet e embriologjisë që studiohen në fakultetet e mjekësisë, ky subjekt trajtohet si pjesë e njohurive themelore.

Për shembull, në librin Bazat e Embriologjisë së Njeriut, i cili është një referencë e rëndësishme në fushën e embriologjisë, ky fakt përshkruhet si më poshtë:

Jeta në mitër kalon në tri faza: paraembrionike (dy javët e para plus gjysma e javës së tretë), embrionike dhe fetus (fundi i javës së tetë e deri në lindje).” 21
Këto faza u referohen etapave të ndryshme të zhvillimit të një foshnjeje.

mjeksiaislame
Karakteristikat kryesore të këtyre etapave janë dhënë më poshtë:

– Faza paraembrionike
Në këtë fazë, zigota rritet nëpërmjet ndarjes së saj dhe, kur bëhet një grumbull shumëqelizor, ajo ngjitet në muret e mitrës. Ndërsa vazhdojnë të rriten, qelizat organizohen në tri shtresa.

– Faza embrionike
Kjo fazë zgjat për pesë javë e gjysmë, gjatë së cilës foshnja quhet ”embrion”. Në këtë fazë, sistemet dhe organet kryesore të trupit fillojnë të shfaqen prej shtresave qelizore.

– Faza fetus
Në këtë fazë, embrioni quhet ”fetus”. Kjo fazë fillon në javën e tetë të shtatzanisë dhe zgjat deri në momentin e lindjes. Karakteristikë dalluese e kësaj faze është se fetusi merr formën e një qenieje njerëzore me fytyrë, duar dhe këmbë. Megjithëse fillimisht është vetëm 3 cm i gjatë, që të gjitha organet  e tij janë të dallueshme. Kjo fazë zgjat për rreth 30 javë dhe zhvillimi vazhdon deri në javën e lindjes.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Gjinia e fëmijës

Informacioni mbi zhvillimin e foshnjës në barkun e nënës u bë i mundur vetëm pasi u bënë vëzhgime me mjete dhe metoda bashkëkohore.
Si shumë argumente të tjera shkencore, disa pjesë të këtij informacioni janë shpallur në ajetet e Kuranit.

Përmendja e këtij informacioni kaq të detajuar dhe të përpiktë, në një kohë kur njerëzit kishin njohuri të pakta mbi çështjet e embrionologjisë, është një tregues i qartë se Kurani nuk është fjala e një njeriu, por është fjala e Zotit.

 

 

 

 

Categories

Archives